Sot merrni çadrën me vete, vranësira dhe shi në të gjithë territorin

E sotmja do të jetë një dit e freskët. Sipas MeteoAlb, depërtimi i një mase ajrore të ftohtë nga veriu i Europës drejt vendit tonë do të sjellë vranësira dhe shira në të gjithë territorin, herë pas here rrebeshe shoqëruar me mini stuhi të forta ere dhe shkarkesa elektrike.

Në zona të izoluara priten stuhi breshëri. Nuk do të mungojnë gjithashtu intervalet me kthjellime, kryesisht në ultësirën perëndimore. Megjithatë moti mbetet i paqëndrueshëm pothuajse gjatë gjithë ditës ku vranësirat dhe rrebeshet e shiut do të jenë dominante.

Temperaturat e ajrit do të ulen ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 31°C.

Era do fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi mbi 50 km/h nga drejtimi verior dhe veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 4 ballë.

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e Gjykatave e Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Revista kaliforniane: Zbuloni Rivierën Shqiptare dhe plazhet mahnitëse me ujëra bruz

Revista kaliforniane: Zbuloni Rivierën Shqiptare dhe plazhet mahnitëse me ujëra bruz