KOSOVË- Kosova merr një lajm jo të mirë në prag të miqësores me Shqipërinë. Trajneri Bernard Challandes ka rezultuar pozitiv me Covid-19 dhe nuk do të jetë në pankinë në vëllazëroren e sotme ndaj Kombëtares.
Tek Kosova e cila është stërvitur këto ditë në Durrës përveç trajnerit Challandes pozitiv ka rezultuar edhe një tjetër pjesëtarë i stafit. Kjo nuk e rrezikon aspak miqësoren e sotme pasi protokolli është i qartë që izolohen vetëm ata që rezultojnë të infektuar.
Në këtë mënyrë është izoluar edhe trajneri Challandes dhe pjesëtari i stafit të Kosovës. Federata e Futbollit të Kosovës njofton se në ndeshjen e sotme ndaj Shqipërisë do ta drejtojë skuadrën ndihmëstrajneri i parë Muharrem Sahiti. Miqësorja Shqipëri-Kosovë do të luhet sot në Elbasan në orën 16:00./Përgatiti Andi Kapxhiu