Moti sot do të paraqitet me kthjellime dhe vranësira kalimtare. Më të theksuara do të jenë gjatë pasdites në ekstremet veri dhe verilindjen, ku priten rrebeshe afatshkurtër shiu, kryeesisht në zonat malore dehe ato pranë tyre.
Në mbrëmje do të jenë prezente në pjesën më të madhe të territorit shqiptar. Ndërsa temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 18 / 32 °C në vendet e ulëta: 17 / 30 °C dhe në vendet malore: 12 / 26 °C. Era do të vazhdojë të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa në bregdet deri e fortë në orët e mesditës, sipas IGJEUM, (Instituti i Gjeoshkencave, Energjise, Ujit dhe Mjedisit).