Sot moti në vendin tonë do të vijojë me diell përgjatë bregdetit dhe vranësira kalimtare në zonat malore. Por gjithsesi, nuk përjashtohet mundësia që gjatë pasditeve në zona shumë të vogla të qarqeve mund të ketë ndonjë reshje në formë shtrëngate me kohëzgjatje të shkurtër, më të mundshme në terrenet malore (dhe ato pranë tyre), sipas IGJEUM, (Instituti i Gjeoshkencave, Energjise, Ujit dhe Mjedisit).
Era sot pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa në bregdet e fortë, temperaturat do të jenë, në bregdet : 21 / 32 °C, në vendet e ulëta 20 / 34 °C, në vendet malore 13 / 27 °C
Komento