Sot në orën 19:00 Partizani dhe Kukësi do të ndeshen në 'Selman Stërmasi' në finalen e kampionatit shqiptar të futbollit.
Dy ekipet kanë pikë të barabarta dhe rezultati i ndeshjes së sotme është vendimtar për fatin e titullit kampion.
Para ndeshjes i vetmi shqetësim për ekipin e Partizanit duket gjendja e sulmuesit Ekuban, por mjeku i të kuqve shprehet se do të jetë në fushë.
“Në radhë të parë dua të sqaroj diçka. Se ku do të jetë Kaleb Ekuban, do ta tregojë ora 19:00. Ai vërtetë pati disa probleme shëndetësore, por tashmë gjendja e tij është stabilizuar dhe është në 100 për qindshin e tij për të luajtur.
Nëse bën serum ose përdoret ndonjë metodë tjetër, është punë e stafit mjekësor.
E sigurt është që gjendja e Ekubanit është stabilizuar dhe në orën 19:00 ai do të jetë në fushë“ ka përfunduar Dhimosten Gjini.
Formacionet e mundshme
Partizani: Hoxha, Fejzullahi, Malota, Atanda, Trashi, Ramadani, Batha, Vila, Torasa, Cetkoviç, Ekuban.
Kukësi: Koliçi, Hallaçi, Shameti, Alla, Imami, Dvornekoviç, Lena, Musolli, Karioka, Emini, Pejiç.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com