Sot në Prishtinë një delegacion i
Asamblesë Parlamentare të NATO-s

Sot në Prishtinë një delegacion i<br />Asamblesë Parlamentare të NATO-s
PRISHTINË - Një delegacion i Asamblesë Parlamentare të NATO-së, i kryesuar nga Hugh Bayley, President i Asamblesë, sot do të vizitojë Kosovë, ku është paraparë që të takohet me përfaqësues të institucioneve të vendit.

Sipas njoftimeve, delegacioni fillimisht do të takohet me ish kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqin, pastaj edhe me kryeministrin në detyrë, Hashim Thaçin.

Ndryshe, në fillim të muajit prill, Kosova ka fituar statusin e vëzhguesit në Asamblenë e Përgjithshme të NATO-s.

Këtë vendim e patë konfirmuar edhe kreu i delegacionit të Lituanisë në Asambe Eriks Kalnins, si dhe nga kreu i delegacionit shqiptar Pandeli Majko.

Komiteti i Përgjithshëm Drejtues i Asamblesë, gjithashtu patë vendosur edhe përjashtimin e Rusisë, që përfaqësohej me një marrëveshje të veçantë në Aleancën Veri-atlantike.

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Rama publikon pamjet e pushuesve në plazh dhe ironizon: Jala plot me patronazhistë

VIDEO/ Rama publikon pamjet e pushuesve në plazh dhe ironizon: Jala plot me patronazhistë