TIRANE - Sot pritet të nënshkruhet Marrëveshje Bashkëpunimi për unifikimin e Kurrikules së sistemit arsimor parauniversitar të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë.

Kjo marrëveshje e cila do të nënshkruhet në Tiranë, bëhet ndërmjet ministrit të arsimit , Ramë Buja dhe asaj të Shqipërisë, Lindita Nikolla.

Në ceremoninë e nënshkrimit do të jetë i pranishëm edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama./Kosovapress/

Redaksia Online