Sot mbyllet faza e 1/8 e Euro 2020 me një klasike të futbollit evropian. Në mitikun “Ëembley” duke nisur nga ora 18:00 Anglia dhe Gjermania përballen në betejën e radhës. Gjermania humbjen e fundit në këtë stadium ndaj Anglisë e ka në finalen e Botërorit në 1966-të dhe që atëherë ka fituar 5 e barazuar dy nga shtatë ndeshjet me Anglinë në “Ëembley”. Por “tre luanët” duan të bëjnë historinë dhe i kanë të gjitha mundësitë. Anglia ende nuk ka pësuar gol në këtë evropian dhe trajneri Gareth Southgate deklaron: Është shumë herët për një Angli-Gjermani por për skuadrën time është një mundësi e artë për të bërë historinë”. Anglia e mbylli në vend të parë në grupin D dhe pritet që titullar të rikthehet Foden, të konfirmohet Saka e të luajë në mesfushë Henderson.
Gjermania ka historinë në favor por nuk ka treguar qëndrueshmëri në ndeshjet e grupit dhe mbi skuadrën janë ngritur shumë pikëpyetje. Pancerat e mbyllën në vend të dytë grupin F dhe trajneri Joachim Loeë thotë se Anglia është rritur shumë si skuadër dhe se do të jenë detajet ato që do bëjnë diferencën por djemtë e tij duan kalimin në çerekfinale.Në formacion pritet vetëm një ndryshim Goretzka do luajë në vend të Gundogan.
Kush kalon nga Angli-Gjermani do të përballet në çerekfinale me fituesen e Suedi-Ukrainë që luhet në mbrëmje në “Hampden Park”. Suedia e mbylli grupin E në vend të parë dhe ka 8 ndeshje radhazi që nuk humbet gjatë këtij viti. Kulusevski, Isak dhe Forsberg do kërkojnë golin.
Ukraina e Shevchenkos kaloi si një nga të tretat më të mira. Ekipi është gati të bëjë historinë dhe në fushë do zbresin më të mirët./Përgatiti Andi Kapxhiu