Këtë të premte në orën 12:00 në Nyon të Zvicrës do mbahet shorti për të mësuar tetë çiftet e fazës së 1/8-ave të Champions League. Tetë skuadrat e kualifikuara nga faza e ligës do ndeshen kundër tetë skuadrave të dala nga faza play-off, ndeshje që u mbyllën para dy ditësh. Ndeshjet do jenë me sistemin vajtje-ardhje dhe në fazën e radhës parashikohen përplasje shumë të forta, pasi skuadrat i kanë mësuar kundërshtarët e mundshëm dhe rrugën drejt finales së 30 majit, e cila këtë sezon do zhvillohet në stadiumin e Budapestit në Hungari.
Tetë skuadrat e kualifikuara nga faza e ligës: Arsenali, Bayer Munich, Liverpool, Tottenham, Barcelona, Chelsea, Sporting Lisbone, Manchester City.
Tetë skuadrat e kualifikuara nga faza play-off: Real Madrid, PSG, Newcastle, Atletico Madrid, Atalanta, Leverkusen, Galatasaray, Bodo/Glimt.
Mënyra e shortimit
Klubet shortohen bazuar në pozicionet e tyre në fund të fazës së ligës për të formuar katër çifte (klubet në pozicionet 1 dhe 2, 3 dhe 4, 5 dhe 6, 7 dhe 8).
Klubet në secilin pozicion nga faza e ligës shortohen në njërën nga dy pozicionet në raundin e 1/8-ave kundër fituesve përkatës të play-off-eve të fazës eliminatore, pozicioni i të cilëve u pozicionua në shortin e fundit.
Në këtë fazë, ashtu si në play-off mund të ndeshet secili ekip nga çdo shtet, teksa mund të kemi edhe derbi.
Përballjet e mundshme
Në bazë të vendosjes së ekipeve drejt rrugës për në finale, PSG mund të përballet kundër Barcelonës ose Chelseat, ashtu si edhe Newcastle. Atletico Madrid do gjejë në short njërin mes Tottenhamit ose Liverpoolit, njësoj si Galatasaray.
Real Madridi do ketë përballë Manchester Cityn ose Sportingun e Lisbonës, ashtu si edhe Bodo/Glimt. Atalanta do ketë përballë Arsenalin ose Bayern Munich, ashtu si Bayer Leverkusen.
Datat e ndeshjeve
Raundi i 1/8-ave : 10/11 dhe 17/18 mars 2026
Çerekfinalet : 7/8 dhe 14/15 prill 2026
Gjysmëfinalet : 28/29 prill dhe 5/6 maj 2026
Finale : 30 maj 2026 (Budapest)
Rruga drejt finales së Budapestit
Komente







