TIRANE, 2 Korrik /ATSH/- Banka e Shqipërisë njofton se do të shesë sot me ankand 3 miliardë lekë obligacione me afat maturimi tre vjeçar fikse.
Kuponi indikativ për këtë lloj obligacioni është 5.75%.
Vitin e fundit financat po bëjnë përpjekje për të rritur maturitetin e borxhit, në mënyrë që të ulin rrezikun e qarkullimit afatshkurtër.
Por, në ankandet e fundit, interesi i investitorëve për të blerë letra me vlerë afatgjata të qeverisë nuk ka qenë shumë i lartë dhe në shumicën e ankandeve nuk është arritur të shitet e gjithë shuma e kërkuar, ndërkohë që as interesat nuk janë ulur.
Ndryshe ka ndodhur me ankandet e bonove të thesarit, ku kërkesa ka qenë e lartë dhe yield-i (interesi) shënon pothuajse çdo ankand minimume historike, duke zbritur në rreth 3.1% për bonot 12 mujore. e,xh/./a.g/