Dialog politik dhe bashkëpunim, ka qenë porosia e Presidentit Bajram Begaj për 140 deputetët, në një mesazh dërguar në nisje të sesionit të ri parlamentar.
“Me fillimin e një viti të ri dhe rinisjen e punimeve të Kuvendit, uroj të nisë një periudhë e re bashkëpunimi e dialogu në shërbim të shqiptarëve në vend, në Diasporë dhe në rajon. Shqipëria ka hedhur tashmë hapa vendimtarë drejt integrimit evropian. Viti që lamë pas shënoi një moment historik për rrugëtimin e saj: çeljen e negociatave teknike me Bashkimin Evropian. Kuvendi i Shqipërisë ka rol të rëndësishëm për realizimin e këtij objektivi madhor. Ai duhet të kontribuojë në thellimin e reformave”, tha Begaj.
Sesioni do të jetë i fundit i kësaj legjislature, në pritje të zgjedhjeve të 11 majit, që do të zgjedhin 140 ligjvënësit e rinj. Kjo për kreun e shteti është një mundësi që politika të tregojë maturi për t’i dhënë vendit proces të drejtë e demokratik, ndërsa nuk e kurseu një falënderim për realizimin e votës së diasporës.
“Shpreh besimin se i kemi të gjitha mundësitë që zgjedhjet të zhvillohen në përputhje me ligjin dhe sipas standardeve të OSBE-ODIHR-it. Ky nuk është opsion, është detyrimi që ka klasa politike ndaj shqiptarëve. Cilësia e zgjedhjeve duhet të tejkalojë çdo ndasi e të mbizotërojë mbi çdo interes partiak. Ky objektiv duhet të jetë i përbashkët dhe i panegociueshëm”, shtoi Presidenti.
Për sesionin e ri parlamentar dhe fushatën në sfond, Presidenti Begaj priti në zyrë javën e shkuar edhe Kryeparlamentaren Elisa Spiropali dhe kryeministrin Rama.
Xh.K/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
1 Prill, 10:16
A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?
-
Po
81.9%
-
Jo
11.8%
-
S'do votoj
6.4%
Vota total: 502
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Lubi Balluku porositi biftekun 1 mijë euro!’ Berisha akuza qeverisë: Rama flet veç për bretkosa, po kapitullon!
1 Prill, 18:36
-
Kryeministri Rama dhe ministri Gonxhja inspektojnë kantierin e Qendrës së re Kombëtare të Kulturës për Fëmijë: Spektakolare, më e madhja në Ballkan! Ekstravagancë dhe shkencë
1 Prill, 16:20
-
Akuzat se mori 45 mijë € nga ‘Çopjat’, Lapaj padit Shehajn për shpifje në SPAK: Sulm i pakuptimtë! Deputeti: Shfaqje për t’iu fshehur aferave me pronat
1 Prill, 14:40
-
Takimi me homologen britanike, Hoxha: Diskutuam për procesin e integrimit në BE, migracionin e paligjshëm dhe krimin ndërkufitar
1 Prill, 14:28
-
‘Rruga Ndroq-Plepa’/ Rama shikon nga afër inspektimet: Një investim që do të zhvillojë ndjeshëm agroturizmin
1 Prill, 13:34
-
Nesër hyjnë në fuqi tarifat doganore, BE i përgjigjet Trump: Nuk e nisëm ne këtë përplasje, gati për t’u hakmarrë
1 Prill, 12:32
-
Meloni në mbështetje të Le Pen pas dënimit: Kush beson në demokraci, nuk mund të jetë i lumtur
1 Prill, 11:50
-
Nga sot ndryshon procedura e hyrjes së mallrave në BE! Doganat: Transportuesit të ofrojnë të dhëna para mbërritjes
1 Prill, 10:07
-
Veliaj: 8 biblioteka të reja në Tiranë, qendra të edukatës dhe debatit
1 Prill, 10:05
-
Zëvendëssekretarja e NATO-s takon Sorensenin: NATO-BE, bashkë për stabilitet në Ballkan
1 Prill, 10:03
-
Begaj për 16-vjetorin e anëtarësimit në NATO: Shqipëria ka dëshmuar se është anëtare e denjë, vijojmë të përkushtuar ndaj aleancës
1 Prill, 09:48
-
16-vjetori i anëtarësimit në NATO, Begaj: Shqipëria, kontribut në aleancë! Hasani: Forcojmë partneritetin me aleatët! Vëngu: Rrugëtim me sfida
1 Prill, 09:38