DASHI 21. mars - 20. prill
Me bekimin e gjithë yjeve, jeta juaj ne çift ka për te qene e jashtëzakonshme sot. Do ndiheni vërtet mire pranë tij dhe ndonjëherë nuk do ju besohet se jeni ne realitet. Beqaret do bëjnë te pamundurën sot qe te joshin dike dhe sa me shpejt te fillojnë një lidhje. Një pjese do kenë fat. Ne planin financiar nuk do dini si ta mbani situatën ne kontroll dhe mund te keni edhe probleme serioze.
DEMI 21. prill - 21. maj
Sot nuk do jeni shume te duruar ju te dashuruarit dhe kjo mund te sjelle debate me partnerin. Nëse nuk ndryshoni sjellje sa me shpejt situata do ndërlikohet gjithnjë e me shume. Beqaret do arrijnë te joshin një person interesant dhe do fillojnë me ta edhe lidhje. Gjithsesi mire është qe t'i hedhin hapat me kujdes. Buxheti do mbetet i mire nëse jeni te matur dhe te rezervuar.
BINJAKET 22. maj - 21. qershor
Dita e sotme ka për te qene e veçante për te dashuruarit. Do merren vendime tejet te rëndësishme te cilat do e ndryshojnë te ardhmen përgjithmonë. Beqaret nuk do e kërkojnë me ngulm dashurinë, por gjithçka do ndodhe si me magji ne momentin qe me pak e presin. Planetët do jene mbështetës për financat dhe gjendja do vije duke u përmirësuar.
GAFORRJA 22. qershor - 22. korrik
Marrëdhënia juaj me partnerin do ketë përmirësime gjate kësaj dite. Do e kuptoni me ne fund se edhe ju keni pasur gabimet tuaja ne gjithçka qe ka ndodhur dhe do kërkoni falje me çdo lloj mënyrë. Beqareve do iu jepen mundësi shume te mira, por për një arsye apo për një tjetër ata nuk do përfitojnë. Financat, fale ndihmëses se Neptunit do fillojnë te përmirësohen.
LUANI 23. korrik - 22. gusht
Do jeni mjaft kritike ndaj partnerit tuaj sot dhe kjo mund ta nxehe here pas here ambientin ne çift. Mos e teproni sepse mund te keni probleme serioze. Beqaret jo vetëm qe do realizojnë takime, por mund te kenë edhe ndryshime rrënjësore ne jetën sentimentale. Ne planin financiar do jeni me fat dhe gjendja do ketë me shume përmirësime nga sa mendonit.
VIRGJERESHA 23. gusht - 23. shtator
Ju te dashuruarit bëni atë qe do ndieni sot dhe mos mendoni për asnjë se çfarë mund te thonë te tjerët. E rëndësishme është qe ju dhe partneri te ndiheni sa me mire. Beqaret nuk do kenë një dite rutine, përkundrazi mund ta gjejnë edhe me shpejt nga sa mendonin shpirtin e tyre binjak. Ne planin financiar do kaloni një mini krize për shkak te pamaturisë te treguar se fundmi.
PESHORJA 24. shtator - 23. tetor
Sot nuk duhet te shqetësoheni aspak ju te dashuruarit sepse planetët do mendojnë për gjithçka dhe do ju bëjnë gjithë kohës te lumtur. Beqaret duhet te tregohen te duruar sepse po u nxituan do bëjnë gabime me pasoja për te ardhmen. Buxhetin nuk do arrini dot ta përmirësoni edhe pse ne fakt do bëni te pamundurën. Mundohuni te paktën te mos shpenzoni shume te majme.
AKREPI 24. tetor - 22. nëntor
Marsi, planeti i luftës, ka rrezik te krijoje një klime jo te mire ne jetën tuaj ne çift. Ne shume momente do keni edhe debate me atë qe keni ne krah. Beqaret do kenë aftësi te shkëlqyera joshjeje dhe do tërheqin pas vetes persona qe i kane te gjitha cilësitë qe ata kane kërkuar. Ne planin financiar mos e humbni për asnjë moment shpresën se situata do përmirësohet. Priten te ndodhin edhe surpriza ne këtë sektor.
SHIGJETARI 23. nëntor - 21. dhjetor
Dite tejet e qëndrueshme do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Problemet e se shkuarës do i lënë pas krahëve dhe do mundohen ne çdo çast ta bëjnë te ardhmen sa me te bukur. Beqaret duhet te reflektojnë disa here para se te hedhin hapa ne mënyrë qe te shmangin ndonjë zhgënjim. Sektori i financave do jete i privilegjuar dhe ne këtë sektor do ketë vetëm përmirësime.
BRICJAPI 22. dhjetor - 20. janar
Kjo e sotmja do jete një dite me e mire për ju te dashuruarit. Do merreni vesh për gjithçka me partnerin dhe do tërhiqeni ne gjerat qe i keni gabim. Beqaret do afrohen me disa persona jo shume simpatike ne pamjen e jashtme, por me një bote shpirtërore për t'u adhuruar. Për te mbrojtur buxhetin duhet qe te reflektoni me kujdes para se te hidhni çdo hap.
UJORI 21. janar - 19. shkurt
Tregohuni sa me te kujdesshëm qe te mundeni ju te dashuruarit sepse duke qene se partneri nuk do jete ne humor, çdo fjale e pamenduar mire mund ta acaroje. Beqaret duhet te bëjnë edhe deklarata dashurie sot nëse nuk duhen ta humbin dike qe pëlqejnë. Buxheti nuk do jete i keq, por nëse ju shpenzoni kuturu pa bere asnjë llogari shume shpejt arka do boshatiset.
PESHQIT 20. shkurt - 20. mars
Harmonia dhe mirëkuptimi do mbizotërojë gjate gjithë kohës ne jetën tuaj ne çift sot kështu qe nuk do kaloni asnjë moment te trishtuar. Beqaret nga ana tjetër do besojnë verbërisht tek disa persona qe do i zhgënjejnë tej mase. Për sektorin e financave do kujdeseni pak me tepër dhe gjendja nuk do jete e keqe. Përfitoni për te bere edhe ndonjë transaksion te vogël.