Sot nuk do mërziteni për asnjë çast, kjo është shenja më me fat e horoskopit

Sot nuk do mërziteni për asnjë çast, kjo është shenja më me fat e horoskopit

DASHI

Gjate kësaj dite nuk do mërziteni për asnjë çast sepse partneri do dije si t’iu përkëdhelë gjithë kohës. Nuk do mundoje as ndonjë surprizë ne momentin me te papritur. Beqaret do joshin me delikatese dhe pak e nga pak do afrohen me personin qe pëlqejnë. Ne planin financiar situata mund te jete paksa me e ndërlikuar sesa mund ta mendonit megjithatë duhet pasur guxim.

DEMI

Jeta juaj ne çift do jete shume e qëndrueshme sot. Marrëdhënia me partnerin do jete e bukur dhe shume nga ata qe iu rrethojnë do iu lënë zili. Beqaret me mire te tregohen te hapur dhe te pranojnë te njihen me persona te rinj sepse e nesërmja për ta ka për te qene e bukur. Ne planin financiar nuk do keni probleme kështu qe mund t’i lejoni vetes edhe disa shpenzime me shume.

BINJAKET

Do jeni aq te zënë me pune e angazhime gjate kësaj dite saqë do e lini disi pas dore atë qe keni ne krah. Ne fakt marrëdhënia do zbehet dhe mund te lindin edhe keqkuptime. Beqaret do jene me te frymëzuar për te shprehur ndjenjat, por nuk do gjejnë personin e ëndrrave. Ne planin financiar duhet te ulni shpenzimet qe gjendja te mbetet e kënaqshme. Po bëtë gabime do vuani gjate pasojat.

GAFORRJA

Jeta ne çift do vazhdoje te jete e ngrohte si me pare. Do merreni vesh si duhet me partnerin tuaj dhe nuk do mërziteni për asgjë,. Beqaret do jene me më shume fat ne dashuri. Ata do afrohen me tepër me personin qe kane takuar se fundmi dhe gjithçka do ju zbukurohet. Me financat do i keni punët mire. Neptuni do jete përherë mbështetje e madhe dhe do iu ndihmoje ta mbani situatën te stabilizuar.

LUANI

Jeta sentimentale e çifteve do jete goxha delikate sot. Mund te mërziteni për shume gjera me njeri-tjetrin dhe do mbani mërzi për ore te tera. Beqaret do jene me realiste e me këmbë ne toke. Ata nuk do hedhin asnjë lloj hapi pa qene plotësisht te bindur. Financat nuk do jene te shkëlqyera, megjithatë me një menaxhim te kujdesshëm situata mund te përmirësohet goxha.

VIRGJERESHA

Sot do keni me shume besim tek partneri dhe do e lini veten te lire për te bere çdo gjë qe ai dëshiron. Dijeni se emocionet kane për te qene te forta ne çdo moment. Beqaret mund te kenë dashuri me shikim te pare ne momentin qe nuk e presin dhe gjithçka do iu ndryshoje. Financat mundohuni t’i mbani sa me te ekuilibruara qe te mundeni ne mënyrë qe te keni te ardhura mjaftueshëm edhe nesër.

PESHORJA

Përfitoni sa me shume nga çdo moment qe do e keni partnerin pranë sot dhe shprehjani atij sa me shume dashurinë. Ditët ne vijim nuk i dihet si mund te jene. Beqaret do kenë një dite intensive dhe te mbushur me momente shume te veçanta. Shume gjera për ta do ecin edhe me mire nga sa i kishin menduar. Ne planin financiar nuk duhen ndërmarrë shume rreziqe.

AKREPI

Jeta juaj ne çift nuk do jete shume e mire gjate kësaj dite. Nuk do mungojnë as konfliktet e vogla dhe as fjalët e renda. Beqaret do jene te gatshëm te sakrifikojnë gjithcka vetëm qe te mos mbeten me te vetmuar siç kane qene me pare. Ne planin financiar do ketë goxha përmirësime dhe kjo fale arritjeve te mëdha qe keni pasur ne jetën profesionale. Vazhdoni kështu dhe shume shpejt do pasuroheni.

SHIGJETARI

Lëreni veten te lire sot ju te dashuruarit dhe bëni atë qe do ndieni ne çdo moment. Emocionet kane për te qene shume me te forta ne këtë mënyrë. Beqaret nga ana tjetër duhet te jene me diskrete dhe nuk duhet ta lëshojnë veten pas te parit qe do i ngacmoje. Ne planin financiar situata do jete me e normalizuar dhe nuk do e keni te vështirë te kryeni investimet e menduara.

BRICJAPI

Do zhgënjeheni tej mase nga partneri juaj gjate kësaj dite dhe shumicën e kohe do ndiheni keq. Ai nuk do ua plotësojë aspak premtimet qe iu kishte bere prej kohesh. Beqaret do jene me te matur dhe nuk do nxitohen për asgjë. Sot do kalojnë momente vërtet te kënaqshme. Buxhetin do arrini ta riorganizoni dhe do iu lejohet te kryeni disa shpenzime me tepër nga zakonisht.

UJORI

Jeta juaj ne çift do rrezikohet shume nga yjet gjate kësaj dite. Do keni debate dhe probleme te njëpasnjëshme me njeri-tjetrin dhe ne shume momente mund te ndiheni edhe keq. Beqaret do e kenë serish te vështirë ta gjejnë princin e tyre te kaltër dhe nuk do e ndryshojnë dot statusin. Financat nuk do jene ne gjendjen e tyre me te mire kështu qe duhen shmangur investimet e tejskajshme.

PESHQIT

Dite shume delikate ka për te qene kjo e sotmja për te dashuruarit. Mund te thoni fjale te pamenduara te cilat mund ta lëndojnë partnerin dhe mund te nxisin disa debate. Beqaret ka shume mundësi te fillojnë te afrohen me një koleg pune. Shpenzimet kufizojini sa me shume qe te mundeni ne mënyrë qe gjendja te mos ketë aspak tronditje. As hua mos jepni për asnjë arsye.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

SHBA/ Trump emëron Brooke Rollins në krye të Departamentit të Bujqësisë

SHBA/ Trump emëron Brooke Rollins në krye të Departamentit të Bujqësisë