Sot Partizani-Skënderbeu, shansi 
fundit i 'të kuqve' në luftën për titull

Sot Partizani-Skënderbeu, shansi <br />fundit i 'të kuqve' në luftën për titull<br>
Supersfida Partizani-Skënderbeu do të zhvillohet ditën e sotme në orën 17:00 në stadiumin “Selman Stërmasi” dhe pritet të ketë një interes të madh nga ana e tifozëve për këtë ndeshje.

Kjo përballje është cilësuar si mundësia e fundit e Partizanit për të qenë pjesë e luftës për titull në këtë sezon.
Partizani e sheh veten shumë larg kreut në këtë fazë, “Të kuqtë” ndodhen në vendin e 7-të me 14 pikë ndërsa korçarët kryesojnë kampionatin në kuotën e 27 pikëve, plot 13 pikë është diferenca mes dy ekipeve, por në rast fitoreje Partizani do të afrohej me 10 pikë distancë.

Zv.trajneri i Partizanit Klevis Dalipi u shpreh se ekipi është i motivuar nga fitorja ndaj Kukësit në javën që lamë pas. “Harmonia është rikthyer në skuadër dhe ajo fitore ndaj Kukësit na ngriti moralisht, tashmë e presim Skënderbeun me moral të lartë. Skënderbeu është një skuadër e fortë dhe kryeson me meritë por ne do të tregojmë atë që kemi fituar gjatë kësaj kohe dhe do ta demostrojmë në fushën e lojës”, përfundoi Dalipi.

Ndërkohë në kampin tjetër situata duket më e qetë dhe pas eliminimit nga Europa League, Skënderbeu përqendrohet te kampionati.

“Është normalisht një ndeshje e vështirë pasi përballë një ekipi si Partizani gjithmonë duhet të jesh i përqëndruar. Të kuqtë e kanë nisur sezonin si favoritë dhe besoj se do të bëjnë të pamundurën për t’u rikthyer sërish kështu. Ne duhet të jemi të përqëndruar dhe të japim maksimumin tonë në këtë ndeshje nga minuta e parë deri në minutën e fundit. Skënderbeu kudo ku shkon objektiv ka fitoren dhe kjo nuk është risi”, deklaroi trajneri Skënderbeut Ilir Daja.

Redaksia Online
a.dr/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal