Sot u përjashtua nga PD-ja, si e kërcënoi Berisha Bashën disa ditë më parë se do i merrte pushtetin në PD: Influenca ime në parti është e madhe

Sot u përjashtua nga PD-ja, si e kërcënoi Berisha Bashën disa ditë më parë se do i merrte pushtetin në PD: Influenca ime në parti është e madhe

Sali Berisha dhe Lulzim Basha

TIRANË- Lulzim Basha e përjashtoi Sali Berishën nga grupi parlamentar i PD-së, mirëpo pak ditë më parë ai e ka "kërcënuar" se nëse do e bënte një gjë të tillë mund t'i merrte pushtetin në PD. për këtë Berisha është siguruar që të tregojë influencën që ka ende në parti. 

“Raportet e mia me Bashën me PD ndërtohen mbi bazën e qëndrimit ndaj disa parimeve të caktuara. Në respekt të atyre parimeve unë qëndroj plotësisht dhe nuk mundem nga asgjë, por nesër nëse PD do të merrte një qëndrim aparimor, Berisha do të bënte gjithçka që PD të rikthehet në ato vlera. Do të bëjë gjithçka në kuadrin kushtetues për rikthimin e PD në vlerat që ajo është themeluar. Ideja se PD është parti e Sali Berishës , ata që mendojnë se unë me akte konkrete me propozime konkrete kam drejtuar PD gjatë kohës që ishte në opozitë ata mashtrojë vetën e tyre. Unë kam patur dhe kam influencë shumë të fuqishme në PD. Pse? Nuk gjen sot ti një njeri se zyra këtë vend apo atë për shkak të mbështetjes nga Berisha apo ndërhyrjes së tij. Por influenca ime buron në PD thjeshtë se kam mbrojtur interesat e saj partie dhe demokratëve me vendosmërinë më të madhe. Kam denoncuar më shumë se kushdo tjetër krimin e organizuar, kam mbrojtur interesin kombëtar”, tha Berisha për emisionin “Noë”.

Kur u shpall Sali Berisha 'Non Grata'
Në maj të këtij viti, Sali Berisha në cilësinë e ish-presidentit dhe ish-kryeministrit u shpall non-grata nga DASH, bashkë me familjen, për korrupsionin të rëndësishëm, përdorimin e pushtetit për t’u pasuruar, mbrojtjen e vetes, familjes dhe aleatëve në afera nga veprimi i drejtësisë si dhe për minim të demokracisë në Shqipëri. Një ditë më vonë ai njoftoi se do të padisë Sekretarin amerikan të Shtetit, Blinken për shpifje teksa theksoi prerazi se nuk heq dorë nga mandati. Madje Berisha për vendimin non-grata ndaj tij ka akuzuar direkt Ramën dhe George  Soros. Berisha nisi edhe një fushatë lobimi në SHBA, për të sulmuar vendimin e shpalljes "Non Grata". 

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vuçiç: Sa të jem unë president, nuk do ta njoh kurrë Kosovën

Vuçiç: Sa të jem unë president, nuk do ta njoh kurrë Kosovën