Sot përkujtimi i lumturimit të 38 martirëve shqiptarë që u persekutuan nga regjimi komunist, mesazhi i Don Marjan Lumçit

Sot përkujtimi i lumturimit të 38 martirëve shqiptarë që u persekutuan nga regjimi komunist, mesazhi i Don Marjan Lumçit

Martirët e persekutuar

Kisha Katolike Universale e në mënyrë të veçantë Kisha katolike në Shqipëri dhe në trevat shqiptare, kremton sot (5 nëntor) 38 Martirët e Lum të Kishës katolike të Shqipërisë, persekutuar në kohën e regjimit komunist. 

Një mesazh në këtë të shënuar për Kishën Katolike ka ardhur prej Don Marjan Lumçit për Vinçenc Prennushin me 37 shokë, që gjatë regjimit komunist u burgosën e u torturuan.

Mesazhi i Don Marjan Lumçit

Sot për Kishën tonë katolike në Shqipni asht një ditë e veçantë, ASHT DITA E TË LUMËVE MARTIRËVE TANË, që e derdhën gjakun për fe e atdhe duke na lanë si AMANET DASHNINË PËR ZOTIN E PËR KOMBIN.

Elita ma e shqueme e katolicizmit shqiptar u shfaros. Bilanci asht tragjik: U vranë 5 ipeshkvij, 60 meshtarë dioqezan, 30 rregulltarë  françeskanë, 23 jezuitë, dhjetë seminaristë dhe tetë motra rregulltare, pa llogaritë laikët e shumtë që përbajnë një listë të pafundme.

Në Shqipninë tonë të vogël u konsumue ajo masakër që siç do të  shprehej Sami Repishti: “Për katolikët shqiptarë nuk merr kuptimin e vërtetë e të plotë kjo tragjedi në se nuk pohohet publikisht dhe nuk pranohet me ndjenjë faji, si me ta padrejtë u vranë 140 meshtarë të cilët kishin kryer 450 vjet studime në 24 universitete të Europës e do të bënin mjerisht edhe 881 vite, pra gati 9 shekuj burg në tokën e tyre.

Vazhdon ma tej Sami Repishti duke thanë se: “tortura e vrasja e padrejtë merr kuptimin e plotë në qoftë se kujtohet edhe thanja në burg e Pandi Kristos, (një nga kriminelët e rregjimit komunist pasi kishte përfunduar për vete në burg, sepse kështu bajnë diktatorët gjithmonë, kur ju mbaron mishi i të ashtuqujtunve tradhtarë, fillon e i gjenë tradhtarët brenta miqve e bashkëpunëtorëve): Pandi Kristo thoshte: “ATO LLESHRAT E PRENGRAT I KEMI VRARË FAJ E PA FAJ VETËM SEPSE QENË KATOLIKË. ATA PO, KANË TË DREJTË TË ANKOHEN“.

E natyrisht, nuk bëhej fjalë për Lleshra e Prengra dosido, por për burra mentarë e patriotë si Llesh Marashi e Preng Cali, që banë kaq shumë për lirinë e pavarësinë e Shqipërisë.

Ta nderojmë kujtimin e tyne sot me një lutje, pa harrue se nderimi ma i madh ju bahet në kjoftë se u përngjamë në jetën tonë të përditshme.

Ju uroj javë të bekueme nën shenjën e dëshmisë së Imzot Vinçenc Prennushit dhe 37 shokëve të tij martirë.

38 martirët e Kishës Katolike, që nga diktatura komuniste në Shqipëri u persekutuan e u dënuan, u shpallën të lum në Shkodër si sot, më 5 nëntor të vitit 2016, me një Meshë solemne kremtuar në Kishën Katedrale të Shën Shtjefnit, kryesuar nga prefekti i atëhershëm i Kongregatës së Vatikanit për Çështjen e Shenjtorëve, kardinali Angelo Amato.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

DOSJA/ 'Mami është mërzitur, nuk e keni falenderuar', fjalët e Megi Fetahut 'prekin' Suel Çelën: Për Pajtimen hidhemi të gjithë në zjarr

DOSJA/ 'Mami është mërzitur, nuk e keni falenderuar', fjalët e Megi Fetahut 'prekin' Suel Çelën: Për Pajtimen hidhemi të gjithë në zjarr