Mesdita e sotme dhe pasditja do të karakterizohen me vranësira duke gjeneruar herë pas here rrebeshe shiu në pjesën më të madhe të vendit dhe kryesisht Lindje të Shqipërisë.
Sipas MeteoAlb, paraditja dhe mbrëmja do të paraqiten nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta në vend.
Temperaturat e ajrit mbeten të pandryshuara në mëngjes por ulen me 3° në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 8°C deri në 25°C.
Era do fryjë mesatare gjatë paradites, por forcohet në mesditë duke arritur shpejtësi deri 50 km/h nga drejtimi Veriperëndimor ndërsa në brigjet detare krijohet dallgëzim 4-5 ballë.