Izraeli ka vendosur të mbyllë pikën e kalimit Rafah në kufirin jugor të Rripit të Gazës me Egjiptin duke filluar nga nesër, dhe të kufizojë fluksin e ndihmës humanitare derisa të marrë trupat e pengjeve të ndjera nga Hamasi.
Sipas "Channel 13", thuhet se në zbatimin e këtij vendimi, udhëheqja politike e Izraelit ndoqi rekomandimet e forcave të sigurisë për të vendosur sanksione ndaj grupit islamist palestinez Hamas nëse ai nuk do të përmbushte kushtet e marrëveshjes së armëpushimit. Ndërkohë Hamasi ka informuar ndërmjetësit se do të dorëzojë edhe të katër trupa të tjerë të pengjeve të ndjera izraelite në orën. Në një njoftim ushtria izraelite ka njoftuar se një Kryqi i Kuq është nisur për të marrë trupat e tjerë të pengjeve - megjithëse nuk bëhet me dije numri.
Ndërkohë Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi sot se "faza e dytë" e marrëveshjes së armëpushimit midis Gazës dhe Izraelit "fillon TANI", teksa nënvizoi se "puna nuk ka mbaruar" dhe të gjithë pengjet e vdekur në Gaza duhet të dorëzohen tani.
“Një barrë e madhe është hequr, por puna NUK ËSHTË KRYER. TË VDEKURIT NUK JANË KTHYER, SIÇ U PREMTUA!” shkroi ai në Truth Social.
Gjatë një konference për shtyp në Shtëpinë e Bardhë Trump theksoi se 'nëse Hamasi nuk i dorëzon armët, ne do të kujdesemi për të'.
"Ne do ta bëjmë", përsëriti presidenti amerikan, duke shtuar se çarmatimi do të ndodhte "shpejt dhe ndoshta edhe me forcë".
Një ditë pas liriimit të 20 pengjeve të gjallë dhe firmosjes së marrëveshjes së paqes në Egjipt, Izraeli pret përfundimin e dorëzimit të të gjithë trupave të pengjeve të vdekur. Deri në mbrëmjen e së hënës, Hamasi i dorëzoi kryqit të kuq trupat e 4 të vdekurve ndërsa në total marrëveshja përcakton dorëzimin e të gjithë 28 atyre që nuk jetojnë më. Izraeli ka caktuar si afat të fundit mbrëmjen e kësaj të marte kur pret që të gjithë trupat të jenë dorëzuar.
Kryqi i Kuq ka deklaruar se do të kërkojë kohë për të dorëzuar trupat e pengjeve të vrarë gjatë luftës, duke e quajtur këtë një “sfidë të jashtëzakonshme” për shkak të vështirësisë për të gjetur trupat mes rrënojave të Gazës. Këtë e raportojnë mediat ndërkombëtare.
“Është një sfidë edhe më e madhe se lirimi i të gjallëve” tha zëdhënësi i komitetit botëror të kryqit të kuq Christian Cardon, që shton se kjo mund të zgjasë ditë ose javë dhe se ekziston mundësia që disa trupa të mos gjenden kurrë.
Ndërkohë ushtria izraelite vrau 5 palestinezë të cilët siç tha u afruan tek ushtarët duke shkelur vijën e përcaktuar në marrëveshjen e armëpushimit.
Gjatë 24 orëve të fundit raportohet se 44 palestinezë janë vrarë dhe 29 të tjerë janë plagosur nga forcat izraelite në Gaza, sipas Ministrisë së Shëndetësisë. Ministria raportoi gjithashtu se 38 trupa u nxorën nga rrënojat dhe të tjerët janë ende nën rrënoja.
Foto: Makinë e Kryqit të Kuq
Ushtria izraelite thotë se Kryqi i Kuq është duke shkuar për të marrë trupat e pengjeve të tjera të ndjera nga Gaza veriore.
"Disa arkivole me pengje të rënë do të dorëzohen në pikën e takimit", thuhet në deklaratën e Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF).
Gjithashtu ata i bëjnë thirrje Hamasit që të zbatojë marrëveshjen dhe të "bëjnë përpjekjet e nevojshme" për të kthyer të gjithë pengjet e ndjera.
Foto: Donald Trump
Presidenti amerikan Donald Trump gjatë një konference për shtyp në Shtëpinë e Bardhë theksoi se "Hamasi do të çarmatoset sepse tha se do ta bëjë", dhe "nëse nuk e bëjnë vetë, do ta bëjmë ne".
"Ne do ta bëjmë", përsëriti presidenti amerikan, duke shtuar se çarmatimi do të ndodhte "shpejt dhe ndoshta edhe me forcë".
Megjithatë, Trump nënvizoi se kishte "folur me Hamasin" dhe kishte marrë siguri. Dorëzimi i armëve, tha ai, do të bëhej brenda një "periudhe të arsyeshme kohore".

Foto: Donald Trump
Presidenti Donald Trump deklaroi sot se "faza e dytë" e marrëveshjes së armëpushimit midis Gazës dhe Izraelit "fillon TANI", teksa nënvizoi se "puna nuk ka mbaruar" dhe të gjithë pengjet e vdekur në Gaza duhet të dorëzohen tani.
“Një barrë e madhe është hequr, por puna NUK ËSHTË KRYER. TË VDEKURIT NUK JANË KTHYER, SIÇ U PREMTUA!” shkroi ai në Truth Social.
20 pengjet e gjalla që mbaheshin në Gaza janë liruar, si dhe 1,700 të burgosur palestinezë, por eshtrat e 24 pengjeve të vdekur ende nuk janë liruar nga Hamasi. Deri më tani, Hamasi ka kthyer eshtrat e katër pengjeve.
Hamasi ka ekzekutuar 7 persona me pretendimin se kanë bashkëpunuar me Izralelin.
Mediat e huaja raportojnë se ekzekutimet janë kryer të hënën (13 tetor).
Siç shihet nga video e publikuar ata shihen të gjunjëzuar ndërsa pas tyre shihen ushtarë që presin t’i qëllojnë me armë pas shpine.
Sipas disa burimeve palestineze të dhjetëra njerëz janë vrarë në përleshjet midis ushtarëve të Hamasit dhe grupeve rivale vetëm gjatë ditëve të fundit.
Hamasi ka informuar ndërmjetësit se do të dorëzojë edhe katër trupa të tjerë të pengjeve të ndjera izraelite në orën 21:00, tha një zyrtar.
Ndërkohë Izraeli ka njoftuar se do të lejojë vetëm 300 kamionë me ndihmë humanitare në Rripin e Gazës - gjysma e numrit të planifikuar. Transporti i gazit dhe karburantit përtej asaj që është rreptësisht e nevojshme për nevojat e provuara humanitare nuk do të lejohet.
"Rindërtimi i Gazës me siguri do të zgjasë me vite" dhe "Turqia ka një rol të rëndësishëm', kështu është shpehur presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan.
Nga Ankaraja, raportoi agjencia turke Anadolu, Erdogan përsëriti se fazat e rindërtimit në Gaza do të diskutohen dhe do të vendosen me Shtetet e Bashkuara dhe vendet e Gjirit.
"Ne duhet ta rindërtojmë Gazën dhe të garantojmë mbështetjen tonë për vëllezërit dhe motrat tona në Gaza", tha udhëheqësi turk.

Izraeli ka njoftuar se do të mbyll pikën kufitare Rafah duke filluar nga nesër dhe do të zvogëlojë ndihmën humanitare për Gazën derisa Hamasi të kthejë trupat e pengjeve të vrarë.
Masa u mbështet nga institucionet e sigurisë, të cilat deklaruan se Hamasi nuk po bënte ndonjë përpjekje të rëndësishme për të gjetur trupat.
Sipas zyrtarëve ushtarakë, grupi militant palestinez ka informacion mbi vendndodhjen e shumë prej pengjeve të vdekur, jo vetëm të katër atyre që u kthyen dje.
Pikëkalimi kufitar Rafah pritej të hapej në ditët në vijim si pjesë e zbatimit të fazës së parë të marrëveshjes së armëpushimit.
Ministri i Jashtëm egjiptian, Badr Abdelatty, deklaroi për Associated Press para samitit të djeshëm se janë përzgjedhur 15 teknokratë palestinezë për të administruar Gazën në periudhën pas luftës. Ai tha se emrat e tyre janë miratuar tashmë nga Izraeli.
“Duhet t’i angazhojmë ata për të kujdesur për jetën e përditshme të popullsisë në Gaza, dhe Këshilli i Paqes duhet të mbështesë dhe të mbikëqyrë rrjedhën e fondeve dhe parave që do të vijnë për rindërtimin e Gazës,” deklaroi ai, duke iu referuar një këshilli që pritet të qeverisë Gazën dhe që do të kryesohet nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump.
Abdelatty sqaroi gjithashtu se komiteti me 15 anëtarë është miratuar nga të gjitha fraksionet palestineze, përfshirë edhe Hamasin, i cili “nuk do të ketë asnjë rol gjatë periudhës së tranzicionit. Ata janë angazhuar për këtë. Kjo është arsyeja pse po punojnë për një komitet administrativ palestinez që do të kujdeset për jetën e përditshme të popullit të Gazës.”

Foto: Keir Starmer
Mbretëria e Bashkuar "ka punuar prapa skenave për muaj të tërë" së bashku me Shtetet e Bashkuara, vendet arabe dhe vendet evropiane për të ndihmuar në arritjen e një marrëveshjeje paqeje në Gaza.
Kështu deklaroi kryeministri britanik Keir Starmer teksa thekosi se ishte "krenar" për rolin e luajtur nga qeveria laburiste në "arritjen e një armëpushimi, lirimin e pengjeve, sigurimin e ndihmës humanitare dhe sigurimin e një të ardhmeje më të mirë për Izraelin, Gazën dhe Bregun Perëndimor".
Roli i qeverisë së Starmer në Lindjen e Mesme është realizuar përmes përpjekjeve diplomatike dhe ndërmjetësimit, përveç punës të ish-kryeministrit britanik Tony Blair, i cili synon të jetë pjesë e një të ashtuquajturi "Këshilli i Paqes" për të mbikëqyrur administratën e ardhshme kalimtare të Gazës.

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), i cili aktualisht po vlerëson nevojat për rindërtim në Gaza, thotë se mbi 80% e të gjitha ndërtesave në Rripin e Gazës janë të shkatërruara ose të dëmtuara, ndërsa në kryeqendrën Gaza City kjo përqindje arrin në 92%.
Një zëdhënës i UNDP-së në Gjenevë e ka përshkruar si katastrofike situtwn nw terren, raporton The Guardian.
Organizata vlerëson se është e nevojshme të pastrohen të paktën 55 milionë tonë mbeturina. UNDP bën të ditur se ka nisur disa operacione pastrimi, por puna po pengohet nga prezenca e mjeteve të pashpërthyera, duke shtuar gjithashtu se po zbulohen edhe trupa njerëzish gjatë procesit.
Forcat izraelite (IDF) kanë njoftuar se kanë vrarë pesë palestinezë të “dyshuar” në Rripin e Gazës, të cilët ishin afruar pranë ushtarëve në lagjen lindore të Shejaiyas në qytetin e Gazës, duke kaluar të ashtuquajturën Linja e Verdhe, përtej së cilës ushtria ishte tërhequr si pjesë e marrëveshjes së armëpushimit me Hamasin. Këtë e raporton Times of Israel.
Janë bërë përpjekje për t’i shpërndarë të dyshuarit dhe, pasi ata kanë refuzuar të largohen, IDF ka hapur zjarr për të “eliminuar kërcënimin”, ka sqaruar ushtria, duke mohuar raportimet se të dyshuarit ose persona të armatosur kanë arritur të depërtojnë në ndonjë pozicion ushtarak në zonë.
“IDF u bën thirrje banorëve të Gazës të ndjekin udhëzimet dhe të mos i afrohen trupave të vendosura në zonë”, ka përsëritur ushtria.

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, e ka përgëzuar presidentin aktual të SHBA-së, Donald Trump, për marrëveshjen e paqes që i dha fund luftës në Rripin e Gazës dhe bëri të mundur lirimin e 20 pengjeve izraelite të fundit që ishin ende gjallë.
“Jam thellësisht mirënjohës dhe i lehtësuar që ky ditë më në fund ka ardhur: për 20 pengjet e fundit ende gjallë, që kanë kaluar një ferr të paimagjinueshëm dhe tani më në fund janë ribashkuar me familjet dhe të dashurit e tyre, dhe për civilët në Gaza që kanë pësuar humbje të pallogaritshme dhe që më në fund do të kenë një mundësi për të rindërtuar jetën e tyre,” ka shkruar Biden në llogarinë e tij në ‘X’.
“Rruga drejt kësaj marrëveshjeje nuk ka qenë e lehtë. Administrata ime ka punuar pa pushim për të kthyer pengjet në shtëpi, për të sjellë ndihma për civilët palestinezë dhe për të ndalur luftën,” kujtoi Biden.
“E përgëzoj presidentin Trump dhe ekipin e tij për punën e bërë për të arritur një marrëveshje të re për armëpushim. Tani, me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe të botës, Lindja e Mesme është në rrugën drejt paqes që shpresoj të jetë e qëndrueshme dhe drejt një të ardhmeje për izraelitët dhe palestinezët me masa të barabarta paqeje, dinjiteti dhe sigurie,” përfundoi ai.
I am deeply grateful and relieved that this day has come – for the last living 20 hostages who have been through unimaginable hell and are finally reunited with their families and loved ones, and for the civilians in Gaza who have experienced immeasurable loss and will finally…
— Joe Biden (@JoeBiden) October 13, 2025
Një ditë pasi u liruan 20 pengjet e gjallë, Izraeli ka caktuar fundin e ditës së sotme si afatin përfundimtar për kthimin e trupave të pengjeve të vdekur nga ana e Hamasit, pasi e ka akuzuar këtë lëvizje se nuk ka respektuar angazhimet e marra në kuadër të armëpushimit, duke mos i dorëzuar të gjithë trupat. Deri në mbrëmjen e së hënës, Hamasi dorëzoi vetëm trupat e katër pengjeve ndërsa më herët ka shprehur vështirësinë për gjetjen e të gjithë trupave pasi një pjesë e tyre janë nën rrënojat e ndërtesave të shkatërruara nga bombardimet.
Ndërmjetësuesit kanë deklaruar se grupi terrorist po has vështirësi në lokalizimin e të gjithë trupave, megjithatë, sipas transmetuesit publik Kan, Izraeli beson se Hamasi i ka tashmë disa prej trupave, por nuk i ka dorëzuar.
UNRWA (Agjenci e OKB-së) ndërkohë, ka kërkuar që gazetarëve ndërkombëtarë t’u lejohet të hyjnë lirshëm në Gaza, duke theksuar se ata mund të ndihmojnë për të “mbështetur dhe nderuar punën heroike të gazetarëve palestinezë”. Kreu i agjencisë së Kombeve të Bashkuara për refugjatët palestinezë, Philippe Lazzarini, ka deklaruar në platformën X se ka ardhur koha që arsimi dhe ndihma humanitare të arrijnë në Gaza, ashtu si edhe “paqja përmes shërimit, drejtësisë dhe njohjes së ndërsjellë”.
Komente











