Provimi i pare i maturës sërish me masa anti-COVID, 34 mijë maturantë zhvilluan testin e gjuhës së huaj (VIDEO)

Rreth 34 mijë maturantë iu nënshtruan provimit të parë të Maturës Shtetërore 2021, atij të gjuhës së huaj.

Provimi nisi në orën 10:00 dhe përfundoi në 12:30, ndërsa edhe këtë vit u zbatuan masat anti-COVID, brenda 208 qendrave në të gjithë vendin ku janë zhvilluar testet.

Ndryshe nga vitet e kaluara, tezat e sivjetshme përmbajtën pyetje me alternativa dhe me zhvillim, që ishin të orientuara drejt përgjigjeve logjike dhe jo riprodhimit. Testi në total ka 60 pikë dhe pragu i kalueshmërisë është 25%, ose 15 pikë. 

Për mbarëvajtjen e provimeve, mbikëqyrja u bë nga përfaqësues të MASR dhe përgjigjes administrimi. Dhe në rast konstatimi të telefonit apo kopjes, maturanti përjashtohet nga provimi dhe do ta kryeje atë në vjeshtë dhe jo si vitet e kaluara kur pezullimi ishte një vit. E njëjta gjë vlen edhe nëse nxënësi rezulton i infektuar me COVID.

Provimet e tjera do të zhvillohen 4 ditë diferencë ndërmjet njëra- tjetrës. Ato do të zhvillohen më  7 qershor Gjuha Shqipe, 11 qershor Matematika dhe 15 qershor Lënda me zgjedhje.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 09:54
Provimi i parë i Maturës Shtetërore, Rama: Suksese, pas një viti tejet të vështirë pandemik

Sot maturantët do të zhvillojnë provimin e Gjuhës së Huaj. Kryeministri Edi Rama, ka uruar suksese për maturantët përmes një videoje në rrjete sociale.

“Suksese maturantëve pas një viti tejet të vështirë”, shkruan Rama.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët