Paqëndrueshmëria atmosferike që ka përfshirë vendin tonë do të vijojë deri në orët e mëngjesit të ditës së shtunë. Reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar deri në orët e mëngjesit të ditës së shtunë. Në relievet malore në verilindje reshje bore me intensitet të ulët.
Përmirësim i përkohshëm i kushteve atmosferike pritet për ditën e diel, ku moti parashikohet të jetë me alternime vranësirash e kthjellimesh.
Era pritet të fryjë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare deri në 7m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina deri në 16-20m/sek.

Komente

