Sot Samiti i Ballkanit në Paris
marrin pjesë Merkel, Rama e Vuçiç

Sot Samiti i Ballkanit në Paris<br />marrin pjesë Merkel, Rama e Vuçiç
Konferenca e Parisit nis sot punimet për Ballkanin Perëndimor pas takimit të Berlinit dhe Vjenës. Shqipëria përfaqësohet në këtë takim me nga kryeministri Edi Rama, ndërsa do të marrin pjesë edhe kryeministrat e vendeve të tjera të rajonit si Kosovës, Serbisë, Maqedonisë, Bosnje Hercegovinës dhe Malit të Zi.

Ata do të takohen me krerët e BE, Gjermanisë, Francës, Austrisë dhe vendeve të tjera.Sot pritet të jenë të pranishëm në samit Presidenti francez Hollande, kancelarja gjermane Merkel dhe shefja e diplomacisë së BE, Mogherini. 

Qëllimi i samitit është afrimi i vendeve të Ballkanit me unionin tashmë 27 anëtarësh. Gjatë punimeve të samitit do të bëhet vlerësimi i progresit të arritur projektet e deritanishme si dhe priten të ndërmerren nisma për projekte të reja në mbështetje të vendeve Ballkanike. Ndër temat e samitit do të jenë edhe avancimi i bashkëpunimit mes shteteve në Rajon, fuqizimi i ekonomisë dhe bashkëpunimi ndërmjet të rinjve.

Më herët shefi i diplomacisë shqiptare, Ditmir Bushati bëri të ditur se në samitin e Parisit, Shqipëria do të kërkojë financimin e një projekti hekurudhor.
 
Konferenca për Ballkanin Perëndimor ka për qëllim që të tejkalojë humnerën mes zgjerimit të ndaluar të BE dhe premtimeve të dhëna.
 
BE do që këto shtete të vogla të ruajnë disponimin për anëtarësim, përmes mbështetjes me miliarda Euro, në periudhën prej 2014-2020.
 
Këtu bëjnë pjesë projekte të ndryshme, siç është autostrada Nish - Prishtinë, apo ajo rreth Adriatikut, modernizimi i hekurudhave etj. Apo dhe me krijimin e rrjeteve për të rinj, të ngjashme me ato gjermano-franceze.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'