TIRANE- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim para seancës plenare me Kryetarin e Kuvendit.
 
Takimi i kryeministrit Rama me Ilir Metën ka zgjatur për rreth 60 minuta në Kryesi.
 
Në qendër të bisedës mes dy udhëheqësve të koalicionit mendohet se nuk kanë qenë vetëm çështjet e rendit të ditës në parlament, por reformat dhe koalicioni.
 
Takimi vjen një ditë pas letrës që Meta i dërgoi Nishanit për të mbledhur Këshillin e Sigurisë me qëllim analizimin e veprimeve për arrestimin e tij.

dy.b/shqiptarja.com