Sot në 14:00 në Nyon të Zvicrës do hidhet shorti për turin e tretë kualifikues të Conference League. Në garë nga Superliga shqiptare për grupet e këtij eventi janë Partizani dhe Tirana, që luajnë në turin e dytë.
Kampionët e Shqipërisë luajnë nesër kundër Atletic D'Escalante në transfertën e Andorrës dhe në rast se kalojnë kundërshtarin, do jenë në një short të vështirë, ku kundërshtari më i fortë i mundshëm është Ferencvarosi.
Nga ana tjetër, Tirana luan në turin e dytë kundër Besikatas dhe në rast se kalojnë gjigantët e Turqisë, skuadra nënkampione e Shqipërisë mund të gjejë edhe Hajdukun e Splitit.
UEFA ka bërë ndarjen në vazo, teksa Partizani si ekip që vjen pas eliminimit nga Champions League, është në vazon e parë, teksa Tirana në grupin 2.
Kundërshtarët: