Jehonë kuqezi në Dortmund, tribunat e stadiumit vishen kuqezi! Report Tv sjell atmosferën elektrizuese

DORTMUND- Rreth 50 mijë zemra kuqezi ndoqën në Dortmund ndeshjen Itali-Shqipëri. Atmosferë elektrizuese në stadium, me tribunat e veshura kuqezi, thirrjet ‘Shqipëri’, famujt kombëtar e me plis. Nuk mund të mungonte kënga që shoqëron kombëtaren kuqezi në rrugëtimin europian, ‘Albani’ e Capital T.

Si asnjëherë më parë, stadiumi ‘Ibuna Park’ i Dortmundit u vesh kuqezi, me tifozët shqipatrë që dominuab ndaj atyre italianë. Report Tv përcolli që prej mëngjesit atmosferën në Dortmund përmes gazetarit Ernest Koçi.

Që prej paradites rrugët e Dortmundit ishin pushtuar nga shqiptarët, me festën që shpërtheu kudo, kërcim e këngë shqiptare.

“Jemi shqiptarë Ole! Ole!”, thërrasin një grup tifozësh.

Dortmundi i ka bashkuar të gjithë shqiptarët anembanë, nga Shqipëria, Zvicra, Italia, Gjermania për të mbështetur me zemër kombëtaren.

“Jemi banues në Gjermani, na kanë ardhur miq nga Shqipëria sot, nga Korça, atmosfera është e zjarrtë ka flamur kuq e zi dhe shqiptarë të shumtë. E vështirë për bileta, por kur do e gjen. Mendoj se dot do të jetë 2 me 1 rezultati”, tha një tjetër tifozë.

“Unë vij nga Kosova dhe duam fitore sot, kam ardhur me babin. Më pëlqen shumë lojtari Hasani”, tha një fëmijë.

“Kam ardhur nga Tirana sot do fitojmë 1 me 1”, tha tifozi.

Atmosferë pati edhe në Shqipëri, ku në Fan Zone në sheshin ‘Skëndërbej’ ndeshja u ndoq nga qindra tifozë.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:38
FOTO/ Rama ndjek ndeshjen Itali-Shqipëri, Linda veshur kuqezi

Kryeministri Edi Rama ishte në Dortmund për të ndjekur ndeshjen Itali-Shqipëri. Ai shoqërohet edhe nga bashkëshortja Linda Rama, e cila siç shihet në këto foto është veshur kuqezi.

Krah kreut të qeverisë ndodhet edhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka.

Ndërkohë, në stadium ishin edhe anëtarë të kabinetit qeveritar, si ministri Taulant Balla, Igli Hasani apo Ogerta Manastirliu.

Ora 21:55
Itali-Shqipëri/ Goli i Bajramit, ‘çmenden’ tifozët kuqezi në Korçë (VIDEO)

Atmosfera e ndeshjes të kampionatit evropian Shqipëri-Itali, ka përfshirë qytetet në mbarë vendin.

Goli i Nedim Bajramit, vetëm pas pas 23 sekondash nga fillimi i ndeshjes nga “çmendur” tifozët kuq e zi.

Report Tv ju sjell pamjet nga atmosfera në Elbasan.

Ora 21:53
Itali-Shqipëri/ Goli i Bajramit elektrizon tifozët kuq e zi në Elbasan (VIDEO)

Atmosfera e ndeshjes të kampionatit evropian Shqipëri-Itali, ka përfshirë qytetet në mbarë vendin.

Goli i Nedim Bajramit, vetëm pas pas 23 sekondash nga fillimi i ndeshjes nga “çmendur” tifozët kuq e zi.

Report Tv ju sjell pamjet nga atmosfera në Elbasan.

Ora 21:52
Ndeshja Itali-Shqipëri/ Goli i Bajramit elektrizon tifozët kuq e zi në Vlorë (VIDEO)

Atmosfera e ndeshjes të kampionatit evropian Shqipëri-Itali, ka përfshirë qytetet në mbarë vendin.

Goli i Nedim Bajramit, vetëm pas pas 23 sekondash nga fillimi i ndeshjes nga “çmendur” tifozët kuq e zi.

Report Tv ju sjell pamjet nga atmosfera në Vlorë.

Ora 21:14
‘Çmenden’ tifozët kuqezi, ja si festohet goli i Bajramit në Fan Zone në Tiranë (VIDEO)

Ka shpërthyer në festë sheshi ‘Skëndërbej’ pas golit të Nedim Bajramit në ndeshjen me Italinë në Dortmund.

Qindra tifozë janë mbledhur në shesh për të ndjekur bashkë ndeshjen e kombëtares shqiptare në Fan Zone.

Ora 21:00
Ndeshja Itali-Shqipëri/ Goli i Bajramit elektrizon tifozët kuq e zi në Sarandës (VIDEO)

Atmosfera e ndeshjes të kampionatit evropian Shqipëri-Itali, ka përfshirë qytetet në mbarë vendin.

Goli i Nedim Bajramit, vetëm pas pas 23 sekondash nga fillimi i ndeshjes nga “çmendur” tifozët kuq e zi.

Report Tv ju sjell pamjet nga atmosfera në Sarandë.

Ora 20:55
‘Një komb, një gjak’, kënga e kombëtares elektrizon tifozët shqiptarë në Dortmund

Rreth 50 mijë shqiptarë do ndjekin ndeshjen Itali-Shqipëri në Dortmund. Tribunat e stadiumit janë veshur kuqezi.

Ndërkohë, që këto momente po shoqërohen edhe me këngët që do të shoqërojë kombëtaren shqiptare gjatë rrugëtimit në Europian, ‘Albani’ nga Capital T.

Atmosferë elektrizuese është krijuar në Dortmund.

Ora 20:48
Tejmbushet ‘Fan Zone’ në sheshin Skënderbej, qindra tifozë shqiptarë ndjekin ndeshjen

Qindra ndoshta dhe mijëra shqiptarë po presin fillimin e ndeshjes Itali-Shqipëri, në “Fan Zone” te sheshi Skënderbej.

E gjithë hapësira dedikuar tifozëve është skuqur dhe tifozët kuq e zi, por edhe shumë italianë që jetojnë në vendin tonë, që po presin me padurim ndeshjen.

Ora 18:34
Tifozi kuq e zi përshkruan atmosferën në Dortmund: Shqiptarë nga kudo, kam takuar pas 4 vitesh disa miq nga Amerika

 

Rrugët e Dortmundit janë skuqur nga tifozët dhe flamunjt e pafund kuq e zi, në kudër të ndeshjes Itali-Shqipëri.

Për Report Tv, Nik Milori, një tifoz i flaktë i Kombëtares, ka theksuar atmosferën unike dhe të paparë ndonjëherë në ndeshjet e Kombëtares tonë.

Nga miqësia e ngushtë mes dy vendeve, ai dëshiron që ndjeshja të përfundojë barazim.

“Unë me zemër italiani do ikja i kënaqur 1 me 1 dhe si shqiptar”,-është shprehur ai.

Milori tregon janë jashtëzakonisht shumë shqiptarë që kanë ardhur nga e gjithë diaspora, në mbështetje të Shqipërisë.

“Kam takuar pas 4 vitesh miqtë e mi nga Amerika dhe janë të shumtë, ta siguroj që janë të shumtë. Duke bërë shaka me miq të tjerë, sot të marrësh dikë në telefon të zgjidhësh hall e të thotë ku je sa jam në Dortmund, erdha”,-tha me nota humori Nik Milori.

Ora 17:22
VIDEO/ Italianët ‘përgjërohen’, tifozët shqiptarë u thyejnë makaronat para syve

Atmosfera para ndeshjes Itali-Shqipëri i ka dhënë një pamje si kurrë më parë Dortmundit. Sinergjia mes tifozëve të dy vendeve duket tejet pozitive.

Në një video të siguruar nga Report Tv duket një moment shakaje mes italianëve dhe shqiptarëve.

Tifozët kuq e zi thyejnë makaronat para syve tifozëve italianë, ndërsa këta të fundit vazhdojnë shakanë, duke ju “përgjëruar” shqiptarëve të mos e bëjnë.

Kujtojmë se vendi fqinj personifikohet me këtë ushqim si një gatim ekskluziv tradicional.

Ora 16:56
‘Muri i kuq’, tifozët shqiptarë nisen drejt stadiumit në Dortmund për ndeshjen me Italinë

 

Tifozët shqiptarë janë nisur drejt stadiumit të Dortmundit për të ndjekur ndeshjen Itali-Shqipëri. Atmosfera në Dortmund është elektrizuese, ndërsa Report Tv e përcjell përmes gazetarit Ernest Koçi.

Siç shihet edhe në këto video, mijëra shqiptarë po shkojnë drejt stadiumit, ku 50 mijë shqiptarë pritet të ndjekin ndeshjen.

Ora 16:10
Sot Shqipëri-Itali/ Tifozët 'kuq e zi' këndojnë bashkë me italianët himnin e Italisë

 

50 mijë tifozë shqiptar pritet të mbushin stadiumin e Dortmund në Gjermani sot në mbrëmje në orën 21:00, ku do të zhvillohet ndeshja Shqipëri-Itali për Euro 2024. 

Pavarësisht shpirtit të konkurrencës në ndeshjen e sotme, miqësia mes popullit italian dhe atij shqiptar duket e pathyeshme.

Këtë e vërtetojnë edhe momentet kur tifozët italianë dhe ata shqiptarë kënduan bashkarisht himnin italian.

Ora 15:35
Ndeshja me Italinë, tifozët kuqezi grumbullohen 6 orë para në stadiumin e Dortmundit

 

Tifozët kuqezi kanë nisur të grumbullohen në stadiumin e Dortmund për ndeshjen Shqipëri-Itali. 6 orë para ndeshjes, tifozët shqiptarë janë mbledhur rreth stadiumit ndërsa shihen me flamur kuqezi.

Është ende herët, ndërsa portat për t’u futur në stadium hapën vetëm 3 orë para ndeshjes.

Përballja Itali-Shqipëri nis në 21:00. Atmosferën për Report TV e përcjell  gazetari Ernest Koçi.

Ora 14:25
Sot Shqipëri-Itali, tifozja: Biletën e gjeta ditët e fundit, avioni ishte plot me shqiptarë

Era ka udhëtuar me babin nga Shqipëria drejt Dortmundit në Gjermani.
Për Report Tv tregoi se kishe udhëtuar me avion nga Shkupi. Tregon se avioni ishte plot me shqiparë.

‘Ftohtë por organizimi është perfekt, ideal. Bileta ishte shumë e vështirë për tu gjetur. Dy ditë më parë e bleva”

Bën dhe një parashikim

‘Sot marrim barazim’ thotë Era për Report Tv.

 

Ora 13:45
'Kur të thotë gjermani aty hahet më mirë e ti shkon e gjen shqipet', Edhe Rama në Dortmund për ndeshjen Itali - Shqipëri

Vetë kryeministri Edi Rama ndodhet në Gjermani për të ndjekur nga afër ndeshjen Itali – Shqipëri e vlefshme për kampionatin Europian Gjermani 2024.

Në një postim në facebook Rama duket që është i ulur në lokal që duket se duhet të ketë pronar shqiptar madje dhe gjermanët e preferojnë

“Kur të thotë gjermani aty hahet më mirë në rrugën kryesore të qytetit dhe ti shkon e gjen shqipet' shkruan Rama. 

Ora 13:14
Sfida Itali - Shqipëri, shqiptarë nga Zvicra, Anglia e Suedia në Dortmund! Pronari grek i lokalit qeras me birra tifozët kuqezi (VIDEO)

Çdo 10 - 15 metra ka shqiptarë. Shumë makina janë të zbukuara me flamurin kuq e zi. Kanë ardhur nga Zvicra, Anglia, Suedia tregon gazetari i Report Tv Ernest Koçi duke sjellë atmosferën atje, u ndal dhe tek një grup tifozësh.

Një shtetas grek që është pronari i lokalit ka vendosur ti qerasë tifozët shqiptarë me birrë. Sot bën tifo për Shqipërinë,  në qafë ka dhe shallin kuq e zi me shqiponjë. 

'Greqia e Shqipëria janë dy shtete në Ballkan' thotë.

 Ndërsa tifozëve shqiptarë i janë bashkuar dhe dy miqtë e tyre gjermanë të cilët sot bëjnë tifo për Shqipërinë.

Madje kur e pyesin sa është rezultati ata thonë. 

“5 – 0’ dhe rezultati ekzalton shokët shqiptarë edhe pse e dinë që është i pamundur. 

Një tifoz nga Gjakova që jeton në Gjermani parashikon 2 gola, nga Hasani dhe Manaj

Do të jetë lojë e vështirë por me pak fat do të fitojë 0 – 1 për Shqipërinë, thotë një tjetër.

Një tjetër tifoz përmend emrin e Nedim Bajramit si golashënues.

Ora 12:50
VIDEOLAJM/ Në Dortumnd shqiptarët mbushin sheshet, këndohet dhe kërcehet shqip! Shikoni atmosferën elektrizuese

Mijëra shqiptarë ndodhen në Dortmund e nëpër sheshe ka nisur vallja shqiptare. Në Dortmund sot flitet shqip, kërcehet shqip.

“O sa mirë me qenë shqiptar!”  

Vuvuzela, daullet gjëmojnë, ndërsa mbizotërojnë vetëm ngjyrat kuq e zi pasi të gjithë mbajnë në krahë flamurin kuq e zi.

Kuqezinjtë zbresin sot në mbrëmje në stadiumin “Signal Iduna Park” të Dortmund me ëndërrën për të bërë histori në Euro 2024, në ndeshjen e parë kundër Italisë fqinje.

 

Ora 11:50
‘Jemi shqiptarë! Jemi shqiptarë Ole! Ole!’ Tifozat kuq e zi këndojnë në Dortmund

‘Jemi shqiptarë! Jemi shqiptarë Ole! Ole!’ 

Këndojnë tifozët kudo nëpër Dortmund të Gjermanisë.

Kjo është atmosfera që vijon prej mëngjesit. Rrugët janë të mbushura plot me tifozë shqiptarë të cilët mbajnë në dorë flamurin kuq e zi.

S.B/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Julian: 15/06/2024 21:52

    Ndeshje e shitur, bravo Duka si perhere nuk na zhgenjen

    Përgjigju
    • Or tej: 16/06/2024 06:55

      Ndeshja edhe mund te shitet, por loja qe beme ishte per faqe te zeze or teeeejjjjj

  • WTF: 15/06/2024 14:02

    Luajme kunder kampioneve ne fuqi dhe do fitojme 2-1 thojne! Edhe Skocia ishte fry shume po ja plasi tullumbacen Gjermani. Do zoti fitojme por lojtaret italian jane pisa dhe luajne me hile!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e qeverisë gjatë vitit 2024?



×

Lajmi i fundit

3 shenjat me fat! Mundësi të arta dhe rritje në karrierë gjatë muajit janar 2025

3 shenjat me fat! Mundësi të arta dhe rritje në karrierë gjatë muajit janar 2025