Rushen GOLEMI ( KAZANXHI)
Eshte lindur ne Durrës me 16 Korrik, 1935.
Ne vitin 1957 përfundon shkelqyeshem studimet ne degen Mjekesi në Tiranë.
Me kerkesën e saj i jepet specialiteti i kirurgjise dhe fillon punen si kirurge ne spitalin Civil
te Tiranes ne 1957.
Eshte e para femer e diplomuar qe merr specialitetin e kirurgut.
- Ne 1959 punon afro nje vit si kirurge ne Peshkopi.
- Nga viti 1963 e deri ne fund, ka punuar edhe si Pedagoge ne Fakultetin e Mjekesise ne lenden e Kirurgjise se Pergjitheshme. Gjtate gjithe kohes eshte marre me specializimin e mjekeve kirurge si dhe me kualifikimin e tyre si nga ana teorike, ashtu dhe praktike.
- Pjesemarrese ne të gjitha sesionet shkencore te organizuara ne spitalin kirurgjikal.
- Ne vitin 1959 angazhohet dhe aplikon gjeresisht narkozen endotrakeale me frymëmarrje te drejtuar.
- Bashkeautore e tekstit të " KIRURGJISE SË PERGJITHESHME"
- Autore e Iibrit :"DESMURGIA"
- Ne vitin 1974 merr nën drejtim Kirurgjine e Pergjithshme pasi ky specialitet ndahet nga ai i Kirugjise Kardio-Vaskulare.
- Fillon ekzaminimet radiologjike me kontrast te sistemit kardio-vaskular duke dhene me pas, ndihmesen e saj ne operacionet e zemres dhe te eneve te gjakut nen drejtimin dhe bashkepunimin e Prof. P.Gaçen.
- Nismetare e mjekimit modern të djegjeve e plastikave te ndryshme.
- Thellohet ne mjekimin e semundjeve endokrine dhe mjekimin kirurgjikal te tyre veçanerisht te gjendres tiroide.
- Gjate viteve 1964-1974 sherben si konsulente per çeshtjet kirugjikale prang Institutit Pediatrik ne Tirane.
Gjate gjithe aktivitetit te saj si mjeke ka demostruar teknike te larte dhe krijuese jo
vetem ne vendin ku punonte, por edhe ne rrethe te tjera te vendit.
- Ne 1991 zgjidhet deputete e Partise Demokratike ne të parin Parlament Pluralist (pas diktatures komuniste) duke vazhduar te kontribuoje si deputete edhe
ne legjislaturen pasuese.
- Angazhohet ne komisionin e "Politikes se Jashtme"; Lirive e të Drejtave të Njeriut"; anetare e Delegacionit prane Keshillit te Evropës.
- Mban titullin "DOKTOR"
- Njeh gjuhet e huaja: Rusisht, Frengjisht; Italisht
Per punën e saj 40-vjeçare eshte nderuar me:
- Medaljen: " NË SHERBIM TE POPULLIT ne 1981
- Urdherin e Punes te Klasit te Pare ne 1990
- Urdherin : "MJESHTËR I MADH " ne 2006
Per aktivitetin e saj teknik dhe ate politik pas demokratizimit te vendit e hapjes se Shqiperise, ka marre edhe vleresime nderkombetare nga te cilat mund te veçojmë:
Instituti Amerikan i Biografive e inkludon ne 1994, ne enciklopediiie : "ËHO IS ËHO"
Qendra Nderkombetare e Biografive Cambridge / Angli e dekoron ne 1998 me: "Medaljen e Njerezve te Shquar te shek. XX
E martuar dhe ka tre femijë: Dy vajza dhe nje djale.
d.b/shqiptarja.com











