Sot Torino - Juve/ 9 vite pa fituar në derbi, trajneri Juric kritikon Allegrin: E ka edhe forcë dhe të metë

Sot Torino - Juve/ 9 vite pa fituar në derbi, trajneri Juric kritikon Allegrin: E ka edhe forcë dhe të metë

Allegri dhe Juric

Këtë të shtunë në orën 18:00 luhet derbi mes Torinos dhe Juventusit i vlefshëm për raundin e 32-të në Serie A. "Toro" ka prej 2015 që nuk fiton, teksa trajneri i tyre Ivan Juric ka komentuar gjithçka. Kroati ende nuk ka asnjë fitore kundër Juves në derbi, duke e ka cilësuar si "njollë turpi". Ndërkohë Juve prej 17 ndeshjesh nuk humbet në derbi.

"Në këto derbi të mitë, nga 9 gola, 7 i pësuam nga kundërsulmet. Me bardhezinjtë rrezikon gjithçka që bën, sepse kanë forcë fizike mbresëlënëse dhe golashënues cilësorë. Ne kemi provuar shumë mënyra loje ndaj Juventusit, por gjithmonë ka shkuar keq. Dua më shumë përgjegjshmëri nga lojtarët e mi, sidomos në goditjet e lira. Është shumë e rëndësishme dëshira për të mos pësuar gol.

Gjendja e skuadrës sime? Shumë e mirë. Djemtë ishin shumë të zhgënjyer pas Empolit, ku bënë një paraqitjeje të shkëlqyer, por nuk u shpërblyen me rezultat. Kemi punuar fort, si gjithmonë", tha ai.

Trajneri kroat foli edhe për Massimiliano Allegrin dhe qasjen e tij në futboll.

"Ai është një trajner i madh, di të përshtatet dhe ka arritur rezultate të shkëlqyera. Allegri nuk ka një stil loje të përcaktuar, siç mund të kenë Guardiola dhe Gasperini. Për mua, ai përshtatet me situata të ndryshme. Nga njëra anë kjo është forca e tij, nga ana tjetër është edhe një e metë. Në futboll nuk shkon mungesa e identitetit të qartë të lojës”, tha Juric.

Nga ana tjetër, Max Allegri tha se sot vendoset e ardhmja, teksa me ose pa Champions League Juve fiton 100 milionë euro.

"Do të jetë një ndeshje e vështirë, do të jetë një ndeshje speciale, për ne është e rëndësishme sepse ka pikë për objektivin tonë. E ardhmja? E ardhmja është në këtë ndeshje. Tani ne vetëm duhet të mendojmë për objektivat, hyrja ose jo në Champions League vlen 100 milionë. Është një objektiv themelor. Pastaj klubi do të vendosë se cila do të jetë e ardhmja më e mirë për Juventusin", tha Allegri.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?



×

Lajmi i fundit

Minxhozi: Për socialistin e djathtë Edi Rama

Minxhozi: Për socialistin e djathtë Edi Rama