Sot tre ndeshje në Kupën e Shqipërisë, Brdaric: Duam turin tjetër

Sot tre ndeshje në Kupën e Shqipërisë, Brdaric: Duam turin tjetër

Thomas Brdaric

Këtë të mërkurë (5 shkurt) zhvillohen tre nga katër takimet e para të fazës çerekfinale në Kupën e Shqipërisë.

Në orën 13:30 do të zhvillohen dy ndeshje, Bylis - Egnatia dhe Laçi - Partizani. Po sot, në orën 17:00 do të luhet takimi AF Elbasani - Vllaznia. Të enjten është programuar vetëm një takim, Dinamo - Skënderbeu, i cili do të luhet në orën 17:00.

Në prag të ndeshjes AF Elbasani - Vllaznia, trajneri i shkodranëve Thomas Brdaric vlerëson rivalët, por kërkon kalimin më tej.

“Elbasani ka investuar shumë këtë sezon dhe kanë pritshmëri të mëdha. Por nesër (sot) është një kapitull ku objektivi është të kalojmë në turin tjetër. Duam të jemi një skuadër më e mirë. Ndaj tyre kemi luajtur mirë, por është një garë tjetër dhe rregullat ndryshojnë. Në këtë mënyrë duhet të jemi në maksimumin tonë”, tha Thomas Brdariç para medieve.

Ndeshjet çerekfinale të Kupës, sfidat e para:

Kupa e Shqipërisë:
Bylis – Egnatia                             05.02.2025 13:30
Laçi – Partizani                           05.02.2025 13:30
AF Elbasani – Vllaznia                05.02.2025 17:00
Dinamo – Skënderbeu                 06.02.2025 17:00

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 20 Mars, 10:18

    Nisin kualifikueset e Botërorit, si del Angli-Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Qytetari kryqëzon Berishën për legalizimet: S'mbajte premtimin, shumë familjeve iu prishën banesat e tani s'kanë asgjë 

Qytetari kryqëzon Berishën për legalizimet: S'mbajte premtimin, shumë familjeve iu prishën banesat e tani s'kanë asgjë