Superliga shqiptare e futbollit është në raundin e 16-të. Pesë sfidat janë të ndara në dy ditë, ndërsa këtë të shtunë në program janë tre duele.

Duke nisur nga ora 16:30 në 'Elbasan Arena' luhet sfida mes Vorës dhe AF Elbasanit. Për shkak se vorakët nuk e kanë ende gati stadiumin, kanë pranuar që kjo ndeshje të luhet në fushën e rivalëve, për ta kompensuar fazën që vjen. AF Elbasani mban kreun e renditjes me 29 pikë, një më shumë se Egnatia ndaj pikët janë të rëndësishme.

Po në 16:30, por në "Arenën e Demave" në kryeqytet, Partizani pret Flamurtarin. Vlonjatët nuk kanë një klimë të mirë në ekip, ndërsa nëse dalin pa pikë parashikohen masa. Nga ana tjetër, të kuqtë vijnë pas fitoren 0-2 në derbin kundër Tiranës.

Këta të fundit ndodhen në një krizë të thellë dhe luajnë në "Niko Dovana" të Durrësit kundër Teutës. Te bardheblutë nuk ka qetësi, pasi klubi anuloi konferencën e trajnerit për mediet si dhe dënoi pesë titullarë të tjerë duke i dërguar në tribunë.

Raundi i 16-të i Superligës mbyllet të dielë me dy sfida, Vllaznia - Bylis dhe Dinamo - Egnatia.

Superliga, raundi 16-të:

E shtunë, 13 dhjetor 2025

16:30 Partizani - Flamurtari

16:30 Vora - AF Elbasani

19:30 Teuta - KF Tirana

E diel, 14 dhjetor 2025

16:30 Vllaznia - Bylis

19:00 Dinamo - Egnatia

Renditja:

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:33
Shkodranët katër ndeshje pa fitore, Vioresin Sinani para Bylisit: Na janë rikthyer të dëmtuarit, Vllaznia sulmohet në shumë krahë

1765629254_vioresinsinani.JPG

Vioresin Sinani, drejtori sportiv i Vllaznisë doli para medieve në prag të ndeshjes që shkodranët luajnë në "Loro Boriçi" kundër Bylisit. Vllaznia vjen nga humbja e javës së parë në Elbasan dhe Sinani ka besim se ekipi do dijë të rikthehet te tri pikët, por sipas tij përballë kanë një rival të fortë. Ndeshja Vllaznia - Bylis luhet nesër në orën 16:30. Shkodranët e Edi Martinit kanë katër ndeshje radhazi pa fitore.

“Atmosfera është normale, e mirë, besoj shumë që kthehemi te fitorja. Jam i bindur që djemtë dhe të gjithë bashkë, stafi, do japim maksimumin dhe Vllaznia do rikthehet te tre pikët. Jemi në pozicion që edhe lojtarët që kanë pasur probleme po kthehen. Me ekip të plotë besoj që gjërat gjithmonë do bëhen edhe më të lehta.

Çfarë ndodhi në ndeshjet e fundit? Nuk besoj se ka ndodhur ndonjë problem i madh. Jo për justifikim, por kemi pasur 4-5 lojtarë të dëmtuar që nuk është e thjesht, është gjysma e ekipit. Jam shumë i kënaqur që kanë ardhur nga dëmtimet. Kur vijnë nga dëmtimet, është shumë vështirë që të kthehen 100% në ditën e parë, duan 2-3 javë që të kthehen të plotë. Besoj se jemi në rrugën e duhur.

A ka ndikuar presioni? Nuk besoj se ka presion. Jo më kot unë me trajnerin bashkë, jemi munduar ta mbajmë ekipin larg presionit. Kemi djem me eksperiencë dhe jemi shumë të kënaqur prej tyre. Dinë ta mbajnë presionin. Presioni është për skuadrat e mëdha, Vllaznia është skuadër e madhe në Shqipëri. Ne gradualisht do shkojmë aty ku duhet.

Bylisi? Vlerësim maksimal. Të gjithë bashkë jemi dëshmitarë që nuk ka asnjë skuadër të lehtë. Të gjithë ta vështirësojnë punën, luajnë për pikë, luftojnë. Nuk ka nënvlerësim për asnjë skuadër. Djemtë e dinë që duhet maksimumi me 100% e tyre, jam i bindur që do fitojmë.

3 ndeshjet e ardhshme me rivalët që janë në fundin e tabelës? Ne mendojmë ndeshjen e radhës, që është Bylisi. Të tjerat do vijnë pas Bylisit. Ndeshjet luhen një nga një. Do kalojmë Bylisin me sukses, pastaj mund të mendojmë për ndeshjet e tjera.

Tensioni dhe deklaratat pas humbjes në Elbasan? Nuk besoj se kanë ndikuar. Të gjithë e dinë që Vllaznia ka ekip të mirë, që Vllaznia është ekip që do pretendojë për çdo trofe këtë vit. Duke parë një ekip të mirë si Vllaznia, gjithmonë do sulmohesh në shumë krahë. Besoj jemi të fortë, me këmbë në tokë dhe ekip korrekt. Me lojtarët që kemi, jam i bindur që do kemi sukses deri në fund.

Loja në Elbasan? Lojën e AF Elbasanit e patë si shkoi, e përgjithshmja është se lojtarët dhanë shpirtin dhe luajtën një ndeshje mjaft të mirë. Jam i bindur që rezultatet do vijnë me lojëra të mira. Kjo ishte një sinjal mjaft i mirë. Elbasani ka një ekip mjaft të fortë. Jam i bindur që do ecim në rrugën e duhur”, tha Sinani për mediet.