Kryeministri Rama dhe kreu i demokratëve Lulzim Basha pritet të ulen këtë të hënë që shënon datën 6 qershor në një tryezë të përbashkët diskutimi në kuadër të Reformës në drejtësi e cila është në hapat e fundit para miratimit dhe gjithçka varet nga konsensusi ose jo i dy krerëve.
Negociatat mes dy kampeve politike kanë vijuar deri orët e vona të së dielës para takimit i cili pritet të mbahet në Pallatin e Kongreseve rreth orës 17:00.
Në këtë takim në të cilin do të marrin pjesë Oerd Bylykbashi nga kampi demokrat dhe Fatmir Xhafaj nga ai socialist pritet të diskutohet e ardhmja e Reformës në drejtësi drafti, çështjet për të cilat palët ndahen.
Më herët në kongresine PDIU-së kryeminsitri Rama ka pranuar votimin me 2/3 duke i hapur kështu rrugë diskutimit dhe duke e lënë në dorën e opozitës. Po nga ky kongres Ramadiguroi se kjo javë është java e së vëertetës pasi Reforma do të votohet.
Nga ana tjetër presioni ndërkombëtar për këtë takim ka qënë mjaft i lartë, si për demokratët ashtu edhe për socilistët të cilët morën mesazhe të qarta para takimit dhe këmbëngulje për arritjen enjë konsesnsusi për miratimin e Reformës më të rëndësishme për vendin.
Shefja e diplomacisë së BE, Frederica Mogherini, kërkoi që kjo tryezë të shënojë hapin final për reformën në drejtësi. Në një deklaratë për mediat Mogherini e veçon këtë si një moment kyç për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Duke këmbëngulur në rëndësinë e votimit konsensual të reformës në parlament, shefja e diplomacisë së BE kërkon që ajo të kalojë me të paktën dy të tretat e votave të deputetëve në parlament.
Ndërkohë edhe ndihmës sekretarja e shtetit Amerikan përmes telefonatave me kreun e PD-së dhe ish kryeminsitrit Berisha ka kërkuar një takim produktiv dhe 6 qershori të konsiderohet si dita kur palët u ulën e ranë dakord për të ardhmen e vendit
Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com