Sot u fut në listën e Zezë të SHBA, kush është Zvonko Veselinoviç, i njohur në Kosovë e Serbi si 'bosi' i kontrabandës së naftës (Profil)

Sot u fut në listën e Zezë të SHBA, kush është Zvonko Veselinoviç, i njohur në Kosovë e Serbi si 'bosi' i kontrabandës së naftës (Profil)

Sot Zvonko Veselinoviç është futur në 'listën e zezë' të SHBA. Mediat kosovare kanë bërë një profil se kush është Zvonko Veselinoviç.

Zvonko Veselinoviç nga Zveçani, i njohur në Kosovë dhe në Serbi si bosi i kontrabandës me derivate të naftës, me tekstil, vetura dhe mekanizëm tjetër të rëndë, i cili është i njohur edhe për faktin se ishte gjetur në grupin e njerëzve të cilët pengonin kalimin e shqiptarëve nga jugu në veri të Mitrovicës dhe i cili ishte organizatori kryesor për vendosjen e barrikadës mbi urën kryesore të lumit Ibër në korrikun e vitit 2011, është treguar i gjithëpushtetshëm edhe në Serbi.

Pasi që veriun e Kosovës e kishte “futur” në dorë lehtësisht nëpërmes të njerëzve të vetë, të njohur për vepra të rënda kriminale dhe duke bashkëpunuar edhe me shqiptarë, Veselinoviç ka arritur që krijojë pushtet edhe në Serbi. Veselinoviç ishte arrestuar dhe ishte dërguar në burg, ndërkohë që pas 1 viti e 4 ditë paraburgimi është shpallur i pafajshëm. Me ndikim të madh tek pushtetarët në Beograd, Veselinoviq kishte arritur që ta merrte një tender 750 milionë dollarë, ndërsa duke përdorë autoritetin dhe forcen e tij, gjithashtu ka arritur që përvehtësojë një pjesë të qendres sportive-rekreative në Kopaonik, në të cilën ka ndërtuar hotel.

Mediet serbe, të cilët Veselinoviçin e përshkruajnë edhe si njeriun që ka refuzuar ta largojë barrikadën nga ura kryesore e Ibrit, të vendosur nga ai vetë dhe nga serbët, disa muaj para se të arrestohej, shkruajnë se Veselinoviq ka arritur ta fitojë gjykimin dhe të përfitojë “miliona” për 1 vit e 4 ditë, sa ka qendruar në burg, me akuzën se “kundërligjshëm ka përvehtësuar 32 kamionë në pronësi të kompanisë Hipo Alpe Adria lizng”. Gjykata e Apelit në Beograd e ka shpallur të pafajshëm Veselinoviqin dhe e ka liruar nga të gjitha akuzat. Për 1 vit e 4 ditë burg që i ka mbajtur,Veselinoviq, siç shkruajnë mediet serbe është dëmshpërblyer me “miliona”, por nuk precizojnë sa milionë.

Por, Veselinoviç ka vendosur që ta refuzojë dëmshpërblimin, për shkak se siç ka thënë njëri prej avokatëve të tij, Mladen Magdeliniq, arrestimi i Veselinoviçit është bërë për shkaqe politike.“Prej atëherë klima politike ka ndryshuar dhe ai nuk dëshiron që ta padisë shtetin”, ka sqaruar avokati Magdeliniq.

Sipas medieve serbe, pushteti aktual në Serbia ia ka dhënë një konzorciumi të kompanive, që udhëhiqet nga Zvonko Veselinoviç, punët për ndërtimin e autostradës në korridorin e 11, në vlerë prej 750 milionë dollarë, ndonëse siç precizojnë mediet serbe, kompania e tij nuk ka fare përvojë  në ndërtimin e rrugëve.


Lajmi kryesor:

Financonin politikanët për të fituar zgjedhjet, SHBA sanksione ndaj grupit të Zvonko Veselinoviç! Godet krimin e organizuar serb në veri të Kosovës


B.K.//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja