PRISHTINË- Gjyqtari i EULEX-it sot do të vendos nëse do të vazhdojë apo jo paraburgimi i dhjetë zyrtarëve të arrestuar të Komunës së Prishtinës, si dhe pronarit të kompanisë ndërtimore "Pozhegu Brothers".Ata dyshohen se janë të përfshirë në vepra korrupsioni që lidhen me të paktën 50 ndërtime ilegale.
Për dhjetë zyrtarët e arrestuar nga Komuna e Prishtinës ekziston dyshimi se kanë kryer veprën penale, 'Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar', 'Keqpërdorimi i pozitës zyrtare apo autoritetit zyrtar', ka thënë Prokuroria ditën e arrestimit të tyre, shkruan ‘Kosova Sot’.
Ndërkaq, për të arrestuarin e njëmbëdhjetë, (pronari i një kompanie private), ekziston dyshimi i arsyeshëm se "ka kryer veprën penale 'Falsifikim i dokumenteve'.
Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com