TIRANË- COVID-19 dalëngadalë po zhduket dhe duket se na pret një verë pa "virus nëpër këmbë". Sot janë konfirmuar me COVID-19 vetëm 2 raste të reja dhe asnjë viktimë, shifra këto që në vendin tonë janë regjistruar në ditët e para të pandemisë. Lajmi i mirë është dhënë nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.
Këto shifra kanë rezultuar pas 3593 testimeve të kryera, teksa rastet e reja u shënua në tiranë dhe në Lezhë. "Frymë" po marrin edhe mjekët te Infektivi, ku aktualisht janë të shtruar 28 pacientë, nga të cilët 5 pacientë janë në terapi intensive.
Ndërkohë, numri i të shëruarve vijon të jetë i lartë krahasuar me rastet e reja, ku sot kanë fituar betejën me COVID-in, 29 qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,627 që nga fillimi i epidemisë. Pikërisht nisur nga këto shifra, Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur lehtësimin e masave anti-COVID, me zgjatjen e orës policore deri në 23:00 si edhe heqjen e maskës në ambientet e jashtme.
Statistika (5 Qershor 2021)
Raste të reja ditore 2
Të shëruar në 24 orë 29
Të shtruar në spitale 28
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 3,593
Testime totale 736,591
Raste pozitive 132,374
Raste të shëruara 129,627
Raste Aktive 296
Humbje jete 2,451
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve
Tiranë 80
Shkodër 60
Korçë 41
Berat 35
Lezhë 25
Elbasan 18
Gjirokastër 11
Vlorë 11
Durrës 4
Kukës 4
Fier 4
Dibër 3
Ditën e sotme janë kryer 4,674 vaksina anti-COVID. Në total që nga fillimi i pandemisë janë kryer 796,586 vaksina. Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.