Sot Vettingu, PDIU 'provokon'
çon emrin e Idrizit për anëta

Sot Vettingu, PDIU 'provokon'<br />çon emrin e Idrizit për anëta
Përpos ideve dhe këndvështrimeve të ndryshme për zgjidhjen e krizës politike pas bojkotit të PD mes shumicës ka edhe një përplasje për anëtarët që do të jenë në komisionin e Vettingut.
 
PS ka dorëzuar dy emra për Vettingun Vasilika Hysi dhe Ulsi Manja, LSI Luan Ramën, ndërsa edhe PDIU dorëzoi emrin e Shpëtim Idrizit për anëtar të komisionit të Vettingut.
 
Por cfarë deklaroi mbrëmë Rama në emisionin '5 Pyetjet nga Babaramo'?
 
"Nuk ka ndonjë gjë të veçantë këtu, ne e kemi përcaktuar se janë 3 nga shumica, dhe 3 nga pakica dhe deputetët që marrin pjesë në zgjedhje dhe sipas peshës, PS mori 2, LSI mori 1, nëqoftëse do ishin 4, do e merrte 1 dhe partia tjetër.
 
Po nuk kishte vend të ndahej dicka në mënyrë proporcionale sepse PS ka peshën më të madhe për Reformën në Drejtësi, dhe nuk ka lidhje kjo, nuk ka asnjë diskriminim
" tha Rama.
 
Deklarata e Ramës i mbyll derën PDIU për anëtar në komisionin e Vettingut, por çamët kanë dorëzuar sot emrin e Shpëtim Idrizit.
 
Tashmë mbetet që të shikohet se cfarë do të ndodhë në seancën plenare. 

Në komisionin e Vettingut 3 anëtarë janë të mazhorancës dhe 3 anëtarë të opozitës.
 
Opozita nuk do të dërgojë propozime për Vettingun pasdite në seancë, propozimet e opozitës duhet të ishin 2 nga PD dhe 1 nga PR.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Shqipëria kërkonte ekstradimin, Durim Bami lirohet 2 muaj pas arrestimit në Dubai! Rivalët ofruan 1 mln euro për ‘kokën’ e tij

Shqipëria kërkonte ekstradimin, Durim Bami lirohet 2 muaj pas arrestimit në Dubai! Rivalët ofruan 1 mln euro për ‘kokën’ e tij