Sassoli para deputetëve: AntiKÇK mbart diçka italiane, mënyra e drejtë për të luftuar krimin! BE-ja s'i tha 'JO' Shqipërisë, u shty vendimi!

TIRANË- Presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli ka mbajtur një fjalim përpara deputetëve të Kuvendit, ku theksin e ka vendosur në tre çështje kryesore, paketa Anti-KÇK, integrimi në BE dhe Reforma Zgjedhore.

Duke u ndalur tek paketa Anti-KÇK, si zhvillimi më i fundit, Sassoli, teksa e ka cilësuar veten si një njohës i mirë i krimit, pasi vjen nga Italia, tha se kjo është mënyra më e mirë për ta luftuar atë. Ai bëri me dije se te kjo paketë ka elementë italiane, që do të thotë mundësia për të qenë të rreptë brenda shtetit të së drejtës.

Një shembull në rajon e ka vlerësuar Shqipërinë numri një i Parlamentit Europian,  një vend për të cilën BE-ja ka nevojë, prandaj për të, negociatat duhet të çelen sa më shpejt, mundësisht para ose gjatë samitit të Zagrebit, që pritet të mbahet në maj. Për Sassoli është shumë e rëndësishme fakti që Shqipëria nuk ka një tjetër plan B, përveç Europës. Reforma Zgjedhore dhe dialogu që kanë arritur mazhorancë- opozitë ka marrë vëmendjen e Sassolit, i cili tha se ky është një sinjal pozitiv nga Shqipëria.

Axhenda e  David Sassoli në Tiranë
Sot, më 3 shkurt

Në orën 11:00 takohet me ambasadorin e BE në Tiranë, Luigi Soreca
Në orën 11:30, takohet me Kryeministrin e vendit, Edi Rama, konferencë në orën 12:15
Në orën 14:45 takohet me Kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi dhe kryetarët e Grupeve Parlamentare
Në orën 15:15 Sassoli do të mbajë një fjalë në seancën plenare
Në orën 16:00 takim me Presidentin Ilir Meta.

Më 4 shkurt
Në orën 10:45 takim me Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin në selinë e PD

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:36
Meta takon Sassolin: Sundimi i ligjit dhe dialogu gjithëpërfshirës, jetik për integrimin

Presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli zhvilloi një takim dhe me kreun e shtetit Ilir Meta, në të cilin u theksua kontributi i BE për të tejkaluar krizën dhe zbatimin e shpejtë të 9 prioriteteve të vendosura nga Bundestagu. Sipas njoftimit të presidencës, Meta vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme që PE i ka dhënë procesit të integrimit europian të Shqipërisë.

Meta theksoi rëndësinë që kanë sundimi i ligjit dhe dialogu gjithëpërfshirës e jo-konfrontues në zbatimin e prioriteteve që lidhen me çeljen e negociatave të Shqipërisë me BE, si dhe për arritjen e standardeve europiane të një demokracie parlamentare.

Në lidhje me ndryshmin e procesit të zgjerimit të BE më vendet e Ballkanit Perëndimor, 'Meta përshëndeti angazhimin për të rritur besueshmërinë dhe efikasitetin e këtij procesi, përmes një qasje më demokratike, më transparente, dhe më pranë qytetarëve' shkruan Presidenca.

Ora 16:46
'Këtë mesazh do ta përcjell në Bruksel', zbardhet takimi i presidentit të PE me Ruçin: Sinjalet në luftën kundër krimit, pozitive

1580745063_ruci.jpeg

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, u takuasot Presidentin e Parlamentit Europian, David Sassoli, i cili ndodhet për vizitë zyrtare në Shqipëri. Ruçi i shprehu Presidentit Sassoli mirënjohjen për vizionin dhe mbështetjen e fuqishme të integrimit europian të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor. “Në saj të këtij vizioni dhe të këtij qëndrimi, Parlamenti Europian nuk tërhiqet nga pozicioni i palëkundur për të filluar menjëherë, gjatë presidencës kroate, bisedimet me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.Shqipëria drejt destinacionit të saj europian ka vetëm një Plan A. Asnjë Plan B nuk ekziston, as i hapur dhe as i fshehtë, as sot dhe as në të ardhmen.Shqiptarët dhe të gjithë popujt e Ballkanit Perëndimor do tju jenë përjetësisht mirënjohës për vlerësimin që u bëni atyre si bashkëmbartës të vlerave europiane, qytetëruese e perëndimore.”, nënvizoi Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi.

Ruçi e informoi Presidentin Sassoli edhe mbi tre objektivat kryesorë prioritarë të  Kuvendit: zbatimin e Planit të Veprimit për integrimin europian, në reflektim të rekomandimeve të Komisionit Europian dhe Këshillit Europian, kurorëzimin me sukses të reformës në drejtësi si esdhe përfundimin e reformës zgjedhore. "Në Shqipëri gjeta një vend të bashkuar rreth perspektivës europiane dhe këtë mesazh do ta përcjell në Bruksel. Jam shumë i kënaqur që politika, institucionet dhe shoqëria civile nuk janë dekurajuar, por rikonfirmuan vazhdimin e përpjekjeve për integrimin europian. Uniteti dhe kohezioni në përspektivën europiane është themelore për shpejtimin e hapave të integrimit. Vazhdoni dialogun dhe punoni për shpejtimin dhe thellimin e reformave afatgjata. Sinjalet për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar janë pozitive”, vuri në dukje Presidenti Sassoli.

Në takim merrnin pjesë edhe Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, Kryetarja e Grupit Parlamentar Demokrat Rudina Hajdari dhe Kryetari i GP të Pavarur, Nimet Musai.

Ora 15:59
Sassoli thirrje nga foltorja e Kuvendit: 'Basti' ynë, përshtatja e modeleve të zhillimit! Krenarë që Shqipëria synon BE pa një plan 'B'

Nga foltorja e Kuvendit, presidenti i Parlamentit Europian David Sassoli bëri thirrje që BE dhe Shqipëria duhet të përshtasim modelet e zhvillimit.  Ai tha se BE është krenare për Shqipërinë dhe rrugën e saj për të ecur drejt familjes europiane pa një plan B.

"Do doja t'i bëja thirrje të gjithë sistemeve tona arsimore. Duhet të mendojmë se ku do të investojmë në 7 vitet e ardhshme. Në të gjithë programet do donim të kishte më shumë ambicie që të mund të na mbrojë më mirë që të na mundësojë një rritje më të madhe. Nuk do të donim bilance me shkurtime financimesh por një ekonomi që rritet. Këtu kemi një sfidë së bashku dhe do të jetë i dobishëm edhe reflektimi juaj këtu. Të bëjmë të mundur që reformat tuaja të jenë të përfshira brenda kësaj legjislature. Të bëhemi lider në ndryshimet klimatike. Të përpiqemi të përshtasim modelet tona të zhvillimit. Ky është basti që ne i kemi vënë vetes deri në 2050. Të gjithë duhet të bëjmë rolin tonë. Kemi nevojë të tregojmë vendimet tona që shtetet e tjera të mbështesin reformat e tyre dhe parlamenti shqiptar duhet të vendosë. Duhet t'i hyjmë një rruge reformash. Kam vendosur që PE të jetë e të gjithëve. Jam i sigurt që së bashku do ecim drejt në rruge të mirë. Ne e kemi kuptuar që për ju nuk ka një plan B dhe BE është një zgjedhje që ju e keni bërë prej kohësh. Për këtë jemi shumë krenarë", tha Sassoli.

Ora 15:55
Sassoli: Shqipëria një vend për t'u marrë shembull, rol kyç në rajon! Ja pse kemi nevojë për të

Presidenti i PE-së, David Sassoli ka deklaruar se Shqipëria është një vend që duhet të merret si shembull, një vend i cili vë theksin tek dialogun, prandaj sipas tij, BE ka nevojë për Shqipërinë.

"Gjithë rajoni po sheh me pritshmëri të madhe drejt një mundësi të një bashkëpunimi më të madh me BE-në. Unë besoj se në këtë Shqipëria mund të përbëjë edhe për të tjerët një shembull. E besoj këtë, sepse kemi parë të rritet një vend që vë bast mbi pluralizmin, mbi pajtimin e konflikteve, ja pse kemi nevojë për Shqipërinë sepse mund të jetë një nevojë e madhe. Negociatat të mund të çelen sa më shpejt, mundësisht para samitit të Zagrebit, më e shumta gjatë samitit, por sidoqoftë të ndihmoni edhe vendet e tjera", tha Sassoli.

Ora 15:53
Sassoli: Do mbajmë një konferëncë për të ardhmen e BE-së, pjesë e saj edhe Shqipëria! Demokracia europiane nuk mund të bllokohet

Presidenti i Parlamentit Europian David Sassoli i cilësoi të rinjtë të ardhmen e kontinentit europian, ndërsa bëri thirrje se duhet punuar për të ofruar një demokraci për t'i mbajtur ata në vend. Sassoli tha se do të mbahet një konferencë lidhur me të ardhmen e BE ku la të nënkuptuar se pjesë e saj do të jetë edhe Shqipëria.

"U drejtohemi të rinjve sepse besoj se në këtë moment gjithçka që ne bëjmë, bindemi se duhet të bëhet në interes të rinjve. Janë e ardhmja e kontinentin tonë. Ata duhen mbajtur në vend nëse nuk duam të humbasim aftësitë e demokracisë. Për ne demokracia nuk ka dalë nga moda. Është i vetmi sistemi i të bërit disa gjëra me vlera. Duhet të fuqizojmë sistemet tona demokratike. Kemi menduar për një konferencë për të ardhmen e Europës dhe do donin që edhe vendet që duan të jenë në BE të marrin pjesë në këtë debat. Shohim sisteme demokratike që zgjasin distancat. Ne fund të fundit do e keni menduar edhe ju këtu kur atë ditë në këshill 25 qeveri thanë po dhe vetëm dy thanë jo. Demokracia europiane nuk mund të bllokohet duhet të ndreqet. Jam i vetëdijshëm se shoqëria shqiptare do jetë shumë e vëmendshme dhe do doja që të gjitha programet e bashkëpunimit te fuqizohen. Ne secili mund të marrim pjesë në një identitet më të mirë të qytetarisë europiane. Ne duhet të përforcojmë qytetarinë tonë europiane. Kemi nevojë për një integrim më të madh europian", tha Sassoli.

Ora 15:51
Paketa Anti-KÇK/ Sassoli: Mbart diçka italiane... mënyra më e drejtë për të luftuar krimin

Presidenti i PE-së, David Sassoli u shpreh para deputetëve në Kuvend se paketa Anti- KÇK ka në përmbajtje të saj element italian si dhe Europiane, duke e vlerësuar atë si rrugën e drejtë për të luftuar krimin dhe korrupsionin.

"Lufta kundër korrupsionit, krimit të organizuar, vij nga një vend që e njoh mirë krimin, pata kënaqësinë të shikoj se disa përvoja nga vendi im mund të jenë të dobishme për vendin tuaj. Reforma mbart me vetë diçka italiane, diçka Europiane, mundësinë për të qenë e rreptë brenda shtetit të së drejtës. Kjo është një mënyrë e drejtë për të luftuar korrupsionin. U shtruan disa vërejtje, ne jemi të bindur që në reflektimin e tyre disa vende nuk kanë sulmuar besimin tuaj dhe këtë e vumë re", tha Sassoli.

Ora 15:29
Dialogu për Reformën Zgjedhore/ Sassoli: Sinjal pozitiv që vjen nga Shqipëria, bashkon vendin

Gjatë fjalës së tij në Kuvendit, Presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli ka vlerësuar dialogun mes palëve politike për Reformën Zgjedhore. Sipas tij, ky është një sinjal i mirë që vjen në BE nga Shqipëria.

"Përgëzoj për progresit e mëdha që keni kryer edh enë planin e Reformës Zgjedhore. Kënaqësi sepse është gjest domethënës që mazhorancë-opozitë të mendojnë që e ardhmja është BE, dhe që dialogu rreth reformës po e bashkon vendin. Kemi nevojë për këto vende, edhe ky është një sinjal pozitiv që vjen nga Shqipëria", tha Sassoli.

Ora 15:28
Sassoli para deputetëve: Procesi i integrimit vetëm u shty, BE nuk i tha Shqipërisë 'JO'

Presidentin e PE, David Sassoli ka mbajtur një fjalim në Kuvend përpara deputetëve, ku ka vënë theksin se procesi i anëtarësimit vetëm është shtyrë, pra nuk ka pasur një "JO" nga BE-ja.

"Është një nder i madh të jem këtu në parlamentin shqiptar në këtë Kuvend që është shtëpia e demokracisë shqiptare. Bëhet fjalë për vizitën time të dytë. Do kisha dashur të vija më parë. Dëshiroj që t'ju shpreh afërsinë time qytetarëve shqiptar që u goditën nga tërmeti. Jemi përpjekur t'ju përballojmë vështirësitë dhe nga një angazhim nga ana e BE që të mbështesin Shqipërinë. Natysisht, ju që jeni përfaqësuesit e popullit shqiptar se kemi ndarë një moment hidhërimi bashkë, menduar se procesi i anëtarësimit do të fillonte, por u ngadalsuar. 25 qeveri europiane ishin të bindur që kjo rrugë duhet të fillonte menjëherë, por nuk ndodhi kështu, megjithatë nuk u tha një "JO", vetëm sa është shtyrë. Në pritje për të bërë disa mekanizma mbi metodologjinë dhe në të njëjtën kohë, për të bërë të mundur një "prishje mendje" për vendet që kanë rezerva, jemi të bindur që kemi të njëjtin këndvështrim. Jam këtu për t'i ripërtrirë besimin e BE-së. Thoshte mirë më parë kryetari i parlamentit se ne nisemi nga një ide, që duhet të na shoqërojë edhe në të ardhmen, të pajtojmë hapësirën gjeografike me atë politike", tha ai.  

Ora 10:50
'Mbështesim çeljen e negociatave me BE-në', Sassoli mesazh për të rinjtë shqiptarë: Mos e humbni shpresën (VIDEO)

David Sassoli me anë të një reagimi në rrjetet sociale është shprehur se ka ardhur në Shqipëri për të shprehur solidaritetin me të prekurit nga tërmeti. Por në fjalën e tij të shpërndarë në Tëitter, Sassoli thekson se ai vetë dhe vendet anëtare do të punojnë shumë që negociatat të hapen sa më parë. Sassoli ka dhënë edhe një mesazh për të rinjtë shqiptarë duke thënë se nuk duhet ta humbin shpresën.

"Parlamenti Evropian dhe Komisoni evropian  dhe drejtuesit e vendeve anëtare të BE janë në favor të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për të hapur negociatat e anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Ne nuk do të heqim dorë. Do të vazhdojmë të vazhdojmë të punojmë shumë për një votë pozitive. Dua t'ju them veçanërisht të rinjve shqiptarë ju lutem mos e humbni shpresën. Ne duam që ju të bëheni pjesë e Familjes Evropiane. Së bashku ne mund ta bëjmë që të ndodhi kjo gjë. Duhet të kemi besim dhe të vazhdojmë së bashku në rrugën që keni nisur. " ka thënë Presidenti i Parlamentit Evropian.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Qeveria rishpall tenderin 400 mln euro të Portit të ri Tregtar të Durrësit në Porto Romano

Qeveria rishpall tenderin 400 mln euro të Portit të ri Tregtar të Durrësit në Porto Romano