Sot votohet formimi i Ushtrisë, Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë: Siguria e vendit nuk varet vetëm nga forcat e armatosura

Sot votohet formimi i Ushtrisë, Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë: Siguria e vendit nuk varet vetëm nga forcat e armatosura

Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Philip Kosnett 

Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Philip Kosnett  është shprehur në një moment kur pritet të votohet për transformimin e FSK-së në Ushtri se, siguria e një vendi varet edhe nga cilësia e marrëdhënieve paqësore e të dobishme me fqinjët e saj.

“Derisa Kuvendi vepron sot, le të kujtojmë se siguria e një vendi varet nga cilësia e marrëdhënieve të saj të sigurisë dhe marrëdhëniet paqësore, reciprokisht të dobishme me fqinjët e saj, po aq sa edhe forca dhe profesionalizmi i forcave të saj të armatosura”, ka shkruar Kosnett në rrjeti social “Twitter”.

Ndërsa të enjten, Kosnett shkroi  po në të njëjtin rrjetin social se “Shtetet e Bashkuara do të mbështesin zhvillimin profesional dhe ndryshimin organizativ të Forcës së Sigurisë, e cila duhet të luajë rol pozitiv për Kosovën dhe rajonin, duke pasqyruar karakterin shumetnik të vendit dhe përkushtimin e qytetarëve të Kosovës për paqe. Seanca plenare, Parlamenti dhe ceremonia për Forcën e Sigurisë duhet të jenë rast për reflektim dhe ripërkushtim ndaj paqes, qëndrueshmërisë e përparimit për Kosovën dhe fqinjët e saj. Tash është koha për të gjithë udhëheqësit dhe palët që të përqendrojnë energjitë e tyre në bisedime”. (Lexo këtu)

Kuvendi i Kosovës pritet të mbajë sot në orën 10:00 seancën plenare ku do të votohen tri projektligjet për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri, Projektligji për Ministrinë e Mbrojtjes, Projektligji për Forcën e Sigurisë së Kosovës si dhe Projektligji për shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • AZGANI: 14/12/2018 22:04

    URIME KOSOVE USHTRIA:-URIME AMBASADOR I -SHBA-USHTRIJA e kosoves ME E RE NE BOTE.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë