Opozita shpall fitoren në Malin e Zi! Gjukanoviç kryeson me rezultat të ngushtë mes partive/ Shqiptarët sigurojnë dy deputetë

Zgjedhjet e organizuara në Malin e Zi kanë nxjerrë fitues opozitën. Pavarësisht se Milo Gjukanoviç udhëheq me 29 mandate, partitë e opozitës së bashku me këtë ndarje mandatesh bëhen shumicë.

Partitë opozitare së bashku sigurojnë numrin e mandateve që iu duhet për të fituar zgjedhjet.

Ndërkohë shqiptarë kanë arritur që të sigurojnë dy deputetë në parlamentin e Malit të Zi.

Në këto zgjedhje ka pasur një rritje të konsiderueshme të pjesëmarrësve në votime. Në total numri i votuesve ishte 74.9%, shumë më e lartë se sa në zgjedhjet e kaluara. 

Partia e Milo Gjukanoviç ka 29 mandate, dhe është kështu partia më e votuar, por koalicioni i partive në qeveri ka vetëm 35 mandate.

Partia Boshnjake ka 3 mandate dhe Social Demokratët po ashtu. Bie në sy rritja e  koalicionit “Për Ardhmërinë e Malit të Zi” me 27 mandate dhe e të gjelbërve me 4.

Koalicioni “Paqja është kombi ynë” ka 10 mandate.

Koalicioni Shqiptar “Njëzëri” ka marrë 1% ndërsa Lista Shqiptare 1.5 %, duke siguruar 2 mandate.

Atmosfera në Malin e Zi nuk mund të thuhen se është totalisht e qetë dhe paqësore.

Zgjedhjet vijnë pas një viti trazirash politike për shkak të ligjit për fenë i miratuar në fund të vitit 2019 dhe që lejon shtetin të sekuestrojë disa pasuri fetare nëse pronësia historike e tyre nuk mund të provohet.

Megjithatë ai ende nuk është zbatuar, për shkak të protestave që vazhdojnë prej disa muajsh dhe drejtohen nga Kisha Ortodokse Serbe dhe e mbështetur nga një aleancë e partive pro-serbe.

Edhe të enjten mijëra njerëz protestuan sërish për Ligjin, duke shkelur masën e ndalimit të grumbullimit në rrugët publike për të frenuar përhapjen e pandemisë.

Disa ditë para votimeve Gjukanoviç deklaroi se zgjedhjet janë vendimtare për mbrojtjen e pavarësisë së Malit të Zi përballë përpjekjeve nga Serbia dhe Rusia për të sjellë në pushtet aleatët nacionalistë dhe anti-perëndimorë dhe se kundër tij dhe partisë që ai drejton po zhvillohet një “luftë mediatike dhe politike” për ta vënë vendin “nën ombrellën e

Beogradit dhe të Moskës” dhe për ta penguar atë të anëtarësohet në Bashkimin Europian.

Milo Gjukanoviç 57 vjeç, në vitin 1989, ai ishte një nga udhëheqësit më të rinj të Evropës. Tridhjetë vjet më vonë ai ka qenë në pushtet, si president, kryeministër ose si kryetar i partisë në pushtet, për më gjatë se kushdo tjetër në Europë, teksa në murrin e zyrës së tij varet një portret i Mbretit Nikolla, i cili qëndroj në pushtet plot 58 vjet, derisa u rrëzua në vitin 1918

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:33
Opozita shpall fitoren në Malin e Zi! Numërohen mbi 82% të votave, rezultat i ngushtë mes partive/ Shqiptarët sigurojnë dy deputetë

Pas zgjedhjeve në Malin e Zi janë numëruar më shumë se 82% e votave, me partinë e Milo Gjukanoviç që udhëheq me 29 mandate, por fitorja nuk është e sigurtë, pasi partitë e opozitës së bashku me këtë ndarje mandatesh bëhen shumicë. Koalicioni i partive në qeveri ka vetëm 35 mandate. Opozita në Malin e Zi ka shpallur fitoren.

Partia Boshnjake ka 3 mandate dhe Social Demokratët po ashtu. Bie në sy rritja e koalicionit “Për Ardhmërinë e Malit të Zi” me 27 mandate dhe e të gjelbërve me 4.

Koalicioni “Paqja është kombi ynë” ka 10 mandate.

Koalicioni Shqiptar “Njëzëri” ka marrë 1% ndërsa Lista Shqiptare 1.5 %, duke siguruar 2 mandate.

Edhe partitë shqiptare duket se po ia arrijnë qëllimit të fitojnë 2 deputetë, pasi me rezultatet e deritanishme shqiptarët e Malit të Zi do të kenë dy përfaqësues në parlament.

Ora 20:14
Përfundojnë zgjedhjet në Malin e Zi, mbyllet zyrtarisht votimi

Mali i Zi ka mbyllur zyrtarisht votimet për zgjedhjet parlamentare. Procesi i votimit ka filluar që në orën 07:00 të mëngjesit dhe përfundoi në 20:00.

Në zgjedhjet e sotme garuan Partia Social Demokrate dhe ajo pro-serbe Fronti Demokratik. Po ashtu edhe partitë shqiptare garuan në dy koalicione. Ka pasur një rritje të konsiderueshme të votuesve në krahasim me vitin 2016.

Ora 17:21
Zgjedhjet në Malin e Zi/ Deri në orën 17:00 kanë votuar 68% e popullsisë

Mali i Zi ka zhvilluar zgjedhjet parlamentare gjatë ditës së sotme. Siç raportohet për "Report Tv", deri në orën 17:00 ka marrë pjesë 68.4% e popullsisë.

Kjo është një përqindje e lartë krahasuar me zgjedhjet e zhvilluara më parë.

Ndërsa për sa i përket shqiptarëve, sipas të dhënave pranë partive politike deri tani kanë votuar rreth 42%

Ora 15:04
Kandidati për deputet në Mal të Zi: Do ishte mirë që shqiptarët të garonim me një listë të vetme, por do jemi faktor në qeveri

Nikollë Gega, kandidat për deputet në partinë DPS të Milo Gjukanovic, pasi votoi në zgjedhjet e sotme parlamentare të Malit të Zi dha një intervistë për mediat duke deklaruar se do ishte mirë që partitë shqiptare të kishin garuar në një listë të vetme. Gjithsesi sipas tij shqiptarët do të jenë faktor në qeverinë e re.

"Kurrë pjesmarrja s'ka qenë aq e lartë se sa kaq. Këto zgjedhje parlamentare janë quajtur historike meqënse Mali i Zi beosj se shumë shpejt do ti bashkohet Bashkimit Europian.

Këtu në Tuz dhe Mal të Zi garojnë shumë parti politike. Ka edhe subjekte politike nacionale dhe shqiptare. Si ithtar i politës pro evropiane mir do të ishte që partitë politike shqiptare të dilnin me një listë.

Pavarësisht rezultateve të zgjedhjeve jam mëse i bindur se shqiptarët do të jenë pjesë e rëndësishme e qeverisë së Malit të Zi. Nëse në këto zgjedhje ndodh ajo që nuk pritet, fitojnë partitë pro serbe, atëherë nuk ka shanse që Mali i Zi të anëtarësohet në Bashkimin Europian. Madje do të ishte hapa mrapa për vendin."

Ora 14:08
Rritje e konsiderueshme pjesëmarrësish në zgjedhjet e Malit të Zi, autoritet ngrenë shqetësimin: Ruani distancën në qendrat e votimit

Në krahasim me zgjedhjet e 2016, në këto të sotmet në Malin e Zi, vihet re një prezencë më e madhe e votuesve. Mediat malazeze raportojnë se deri në orën 13:00 kanë qenë 14.2 më shumë votues se sa në 2016.

Sipas autoriteve malazeze aktualisht pjesmarrja është në 54.1%, ndërsa koordinatorja e PR e CeMI, Maja Bjeliç, tha se 54.4 përqind e votuesve në rajonin e Podgoricës votuan deri në 1 pasdite, 57.2 përqind në rajonin Jugor dhe 48.6 përqind në rajonin Verior.

"Në zgjedhjet parlamentare të mbajtura në vitin 2016, pjesëmarrja deri në 1 pasdite ishte 39.9%, që është 14.2 përqind më pak se sot. Në zgjedhjet e 2012, pjesëmarrja ishte 33.3 përqind, që është 20.8 përqind më pak se sot,"-tha Bjeliç.

Sipas vëzhguesve të CeMI nga terreni, një numër i madh i qytetarëve janë ende të pranishëm në qendrat e votimit të cilët nuk i ndjekin rekomandimet e PKT për mbajtjen e distancës fizike, veçanërisht kur bëhet fjalë për pritjen në radhë para qendrave zgjedhore.

Ora 12:55
Zgjedhjet në Mal të Zi, Camaj: Jo koalicion me opozitën pro-serbe, kam dy objektiva

Kryetari i Lidhjes Demokratike Shqiptare Mal i Zi, Nikoll Camaj numri tre i listës shqiptare në zgjedhjet që po zhvillohen sot shprehet se kurrësesi nuk do të bëjnë koalicion me opozitën proserbe, ndësa synimet e tij janë dy; rritja e investimeve në vendet e banuara nga shqiptarët dhe kthimi i pronave të plaçkitura.

"Është një situatë normale, është një ditë e rëndësishme për shqiptarët, dalja është në numër premtues, shqiptarët që kanë mbështetur Listën Shqiptare dhe pjesa më e mirë e tyre kanë dalë për të realizuar këtë të drejtë.

Presim të dalim me dy deputetë, që të jenë vendimtar në qeverinë e ardhshme dhe të marrim përgjegjësinë në këto zgjedhje. Për shqiptarët në Malin e Zi do të kemi një qasje të re dhe theksi duhet të jenë që vendet e banuara me shqiptarë duhet të zhvillohen dhe të kthehen pronat e plaçkitura.

Shpresojmë që të përsëritet suksesi i zgjedhjeve lokale. Pritëm për një listë të përbashkët, por pala tjetër të lëshojë pe, por ishte kokëfortë, do të ishte benefit për shqiptarët, ne do të ishim unik në zgjidhjen e cështjeve dhe bisedimet për qeverinë e ardhshme.

Nuk do të shkojmë me atë që me retorikën e tyre nuk duan ta pranojnë shqiptarin, opozita proserbe në Mal të Zi nuk ka ndërmend të marrë pushtet prandaj përdor atë retorikë. Në këto zgjedhje edhe kisha është rreshtuar pas bllokut serb, por janë larg për të krijuar një qeveri të ardhshme" tha ai.

Ora 11:07
Zgjedhjet në Mal të Zi, 24 mijë shqiptarë me të drejtë vote, Report Tv në Tuz

Procesi i votimit po vijon normalisht në Mal të Zi, përfshirë edhe Tuzin. Në Malin e Zi, 24 mijë shqiptarë kanë të drejtë vote, teksa në Tuz janë 7 qendra votimi. Në total të drejtë vote në Malin e Zi kanë 540 mijë zgjedhës. Report Tv sjell pamjet nga votimi në Tuz.

Ora 10:40
Zgjdhjet në Malin Zi, voton edhe kryetari i Alternativës Shqiptare: Të drejtën time e ushtrova vetë i pesti

Kryetari i Alternativës Shqiptare, kandidat i Listës Shqiptare në Tuz, Nikollë Camaj, votoi në orën 10:00 për zgjdhjet parlamentare që po mbahen sot në Malin e Zi.

Kryetari i Partisë Lidhja Demokratike Shqiptare, pjesë e Listës Shqiptare, menjëherë pas votimit në rrjetet sociale shkroi: "Dilni e shfrytëzoni të drejtën e votës!
Unë këtë të drejtë e realizova në ora 10! Kësaj radhe, vet i pesti, sepse e gjashta nuk ka të drejtë vote; akoma!"

Ora 10:23
Zgjedhjet në Malin e Zi, rritje e konsiderueshme e pjesmarrësve në orët e para

Prej orës 07:00 të mëngjesit në Malin e Zi po zhvillohen zgjedhjet parlamentare. Deri në orën 9:40 raportohet se kanë votuar 14.3% e zgjedhësve. Një rritje e konsiderueshme me vitin 2016 kur pjesmarrja deri në këtë orë ishte 6.5%.

Siç duket koronavirus nuk ka patur ndikim në zgjedhje, të paktën deri më tani.

Ora 10:07
Zgjedhjet në Malin e Zi, voton Nik Gjeloshaj: Qytetarë, dilni të ushtroni të drejtën tuaj

Kryetari i bashkisë së Tuzit në Malin e Zi, Nik Gjeloshaj, ka votuar në orën 10 në zgjedhjet parlamentare që mbahen sot në këtë vend.

Gjeloshaj është kandidat për deputet në Listën Shqiptare, ndërsa hedhjes së votës në rrjetet sociale shkruan: 

"Të nderuar qytetarë. Unë sapo përfundova obligimin qytetar, andaj Ju ftoj edhe juve të delni në votime!"

Përsa i përket zgjedhjeve pjesmarrja deri në orën tetë ka qenë 6%. Deri më tani asnjë incident nuk është regjistruar.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Trnakop Kacija: 31/08/2020 13:53

    Duhet qat m*t Dritan Abazovic ( si duket bastard i shkijeve) dikush me i tregu qe me cdo kusht te bej koalicionin me DPS e Gjukanovicin - perndryshe nuk do te gezoj as ai as familja e tij kurre per jete me. HAPI SYTE MIRE O DRITAN SE SHKOVE POSHTE.

    Përgjigju
  • aier: 31/08/2020 10:30

    kudo qe fut fytyren kryeministri jone cdo gje shkon keq, Ed palla foli serbidht edhe serbet fituan. :))))

    Përgjigju
  • Alfons: 31/08/2020 09:13

    Ka qene malesia e nje m.. qe te hash,njerez medioker e bete gjotje boten sikur i perket malesise,por e verteta eshe therese 2% shqiptare ne mal te zi,dhe shumica qe jane ne ulqin jane kosovare qe kane blere shtepi aty njesoj si ne durres por jane pa te drejte vote.

    Përgjigju
  • Bashkimi: 30/08/2020 23:20

    Malësi=asht e ka pas emrin..e Venedikasit e pe përkthyen në Italisht Monte" negro"..,por asht kenë A_jka e Bjeshket e e Malsorëvet autoktonë ShqipFolës..qysh në krye t'herës

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!