Pas Champions League, këtë të enjte është radha e Europa League dhe Conference League për të mësuar finalet e mëdha të sezoni. Me fillim nga ora 21:00 tetë skuadra do të zbresin në fushë për katër biletat e dy finaleve.

Në Europa League do të zhvillohen sfidat Aston Villa - Nottingham dhe Freiburg - Braga, të vlefshme për gjysmëfinalet e kthimit. Në ndeshjet e para Nottingham fitoi 1-0, ndërsa Braga shijoi suksesin pas fitores 2-1, teksa të dyja klubet kanë një avantazh minimal. Paçka kësaj, Aston Villa nuk është një ekip që dorëzohet lehtë dhe këtë e ka treguar gjatë gjithë sezonit në Premier League. Finalja e Europa League do të zhvillohet më 20 maj në stadiumin e Besiktasit në Stamboll.

Në Conference League do të luhen duelet Crystal Palace - Shakhtar Donetsk dhe Strasbourg - Rayo Vallecano. Në takimet e para gjysmëfinale kanë fituar Crystal Palace dhe Rayo Vallecano. Palace ka dy gola avantazh dhe duket me 'një këmbë' në finalen e 27 majit e cila do të zhvillohet në stadiumin e Leipzigut në Gjermani.

Europa League, gjysmëfinalet e kthimit:

E enjte, 07 maj 2026 - 21:00

Aston Villa - Nottingham (0-1)

Freiburg - Braga (1-2)

*Në kllapa () rezultatet e ndeshjeve të para

Conference League, gjysmëfinalet e kthimit:

E enjte, 07 maj 2026 - 21:00

Crystal Palace - Shakhtar Donetsk (3-1)

Strasbourg - Rayo Vallecano (0-1)

*Në kllapa () rezultatet e ndeshjeve të para