Sozia e Rihannas po bën xhiron e rrjetit, ngjashmëria mes tyre është e habitshme

Sozia e Rihannas po bën xhiron e rrjetit, ngjashmëria mes tyre është e habitshme

Rihanna dhe sozia e saj

Renee Kujur, një modele nga India, po bën xhiron e rrjetit pas ngjashmërive të mëdha që ka me këngëtaren Rihanna.

Në një intervistë të dhënë për mediat e huaja, Renee është shprehur se nuk ka qenë gjithmonë e lehtë për të pasi më herët në shoqërinë indiane ajo është konsideruar tepër e errët për të qenë e bukur. Por që në momentin që Rihanna u shfaq në skenë, karriera e saj e modelingut arriti majat.

Fotografët i tregonin klientëve të tyre se unë i ngjaja Rihannës. Kjo ishte mënyra më e lehtë për t'i bindur ata. Askush nuk mund ta mohonte se Rihanna ishte e bukur.

Renee Kujur, modele

Renee shpreson të takohet me Rihannën një ditë, për ta falënderuar për kthesën që i dha jetës së saj, por sërish ajo dëshiron që njerëzit ta vlerësojnë për personalitetin dhe jo për ngjashmërinë me Rihannën.

Unë jam shumë e lumtur që jam duke pranuar gradualisht për tiparet e mia. Faktori i Rihannës ka rezultuar një bekim.  Por kam identitetin tim dhe do të dëshiroja që njerëzit të më pranonin mua dhe njerëzit që janë aq të errët sa unë.

Renee Kujur, modele

(Sozia e Rihannës)

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Terrorizëm antisemitik

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Terrorizëm antisemitik