Spaçi në listën e Fondit Botëror
të Monumenteve për vitin 2016

Spaçi në listën e Fondit Botëror<br />të Monumenteve për vitin 2016
Burgu i Spaçit është bërë pjesë e Fondit Botëror të Monumenteve (World Monument Fund - WMF). Çdo dy vite, Fondi Botëror i Monumenteve, organizatë e përkushtuar për ruajtjen e vendeve unike kulturore, tërheq vëmendjen për vendet e trashëgimisë kulturore përqark globit që janë në rrezik. Këtë vit, WMF-ja ka përfshirë në listë Burgun e Spaçit, duke cilësuar se pavarësisht se “është në një gjendje të avancuar përkeqësimi, meriton të transformohet në një vend modern kujtese”.

Lajmi është bërë i ditur nga fondacioni Trashëgimia Kulturore pa Kufij –Shqipëri (CHwB Shqipëri) e cila në njoftimin e shpërndarë për mediat thotë se të qenit në listën e Fondit Botëror të Monumenteve është një mundësi unike për promovimin dhe ruajtjen e tij.
 
“Lista e vitit 2016 të Fondit Botëror të Monumenteve vlerëson një përpjekje të re që përfshin institucionet, shoqërinë civile, dhe qytetarët për të krijuar nga rrënojat e Burgut të Spaçit një institucion modern të kujtesës. Meqenëse në Shqipëri nuk ka asnjë vend tjetër kujtese për ish-të përndjekurit politikë, ka një nevojë urgjente për të avancuar dijen, rritur ndërgjegjësimin publik, dhe kërkuar transformimin e Spaçit në një pikë takimi të gjallë, nga ku shqiptarët mund të fillojnë një dialog të shëndetshëm e produktiv për të kaluarën e tyre të vështirë”, thuhet në njoftimin e fondacionit  Trashëgimia Kulturore pa Kufij.

Kreu i këtij Fondacioni, Lejla Hadziç, thotë se “kjo listë është një mundësi për të gjithë ne për të shtuar përpjekjet dhe veprimtarinë për kthimin e Spaçit në një vend kujtese, paqtimi me të kaluarën traumatike, po ashtu edhe një qendër edukimi për të gjithë ne që kemi përgjegjësine të mësojmë ç’ka ka ngjarë”.


Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Vula e PD-së dhe mundësia anti-korrupsion e partive të reja!

Vula e PD-së dhe mundësia anti-korrupsion e partive të reja!