Ish-deputeti i PD-së Bardh Spahia ka denoncuar ditën e sotme mungesën e mediakmenteve bazike në spitalet COVID, ku trajtohen 150 të prekur. Ai thotë se ministria gënjeu kur tha se janë 124, pasi vetëm tek "Shefqet Ndroqi" janë të paktën 150 pacientë. Spahia e quan të paaftë ministren Manastirliu duke e akuzuar se po negocion tendera.

Postimi i plotë i Bardh Spahisë:

Bardh Spahia publikon denoncimin për mungesën e medikamenteve: Qeveria ka lënë spitalet covid pa barnat specifike!!!

Dmth jo vetëm që gënjejnë paturpësisht për numrin e të shtruarve me Covid, por nuk kanë siguruar as sasinë e duhur të ilaçeve, pjesë e protokollit të trajtimit të virusit corona! Siç duket nga denoncimi mungon një bar bazik si antiviralet! Dhe kjo mungesë kur ka 150 të shtruar! Po kur të bëhen më shumë? Pse ministria gënjeu sot kur tha se janë 124 të shtruar në 2 spitalet Covid, kur siç shihet nga denoncimi vetëm tek "Shefqet Ndroqi' janë të paktën 150 të shtruar? A të vjen ndopak zor Ogerta që gënjen me shifrat kur minimumi personeli e di sa persona janë të shtruar? Kaq e paaftë je për të parashikuar situatën apo po negocion tendera? #Turp!