Spahia: Materniteti probleme
me inkubatorët, vdiqën 10 bebe

Spahia: Materniteti probleme<br />me inkubatorët, vdiqën 10 bebe<br>
Deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia ka denoncuar sot një situatë të rëndë që po ndodh te Materniteti i ri, ku bëhet fjalë për vdekjen e 10 fëmijëve të sapolindur, brenda 10 ditëve të muajit që sapo kemi nisur.  Sipas deputetit Spahia, në këtë pavion kanë gjetur vdekjen 3 fëmijë në 24 orët e fundit për shkak të problemeve me inkubatorët.

Ministria e Shëndetësisë e kontaktuar nga Report TV thotë se është duke përgatitur një sqarim të detajuar për këto pretendime të deputetit Spahia. Sakaq burime për Report TV brenda maternitetit thanë se ngjarja është e vërtetë.

Kanë ndodhur disa vdekje të foshnjave që kanë lindur para kohe. Po verifikojmë rastet, por nuk mund të themi me siguri nëse janë për faj të inkubatorëve. Janë kryesisht fëmijë të pazhvilluar që kanë ndërruar jetë dhe organet nuk kanë qenë të mirëformuara.  Jemi në dijeni për rastet dhe po bëjmë disa analiza të brendshme.

Nuk ka vend për alarm, pasi jam fëmijë që kanë lindur shumë para kohe dhe bebet nuk janë të mirëzhvilluara
” janë shprehur drejtuesit e këtij spitali për Report Tv. Situata në maternitetin ‘Koço Gliozheni’, theksojnë burimet për Report Tv, si pasojë e fluksit të lartë të nënave që lindin nga rrethet e si pasojë e një keqmenaxhimit në këtë maternitet.

Statusi i Bardh Spahisë
Situate e rende ne pavionin e Neonatologjise te Materniteti i Ri. Nuk ka inkubatore dhe poste per oksigjenimin e femijeve. Jane gjithsej 13 burime oksigjeni per 19 femije neonate qe kane nevoje e si pasoje e mungesave behen lidhje dyshe; 1 inkubator per 2 neonate.

Per 30 ore si pasoje e ketyre kushteve ka pasur 5 vdekje neonatesh nga keto 3 vdekje ne 24 oreshin e fundit. Per muajin janar jane 10 raste te tilla fatale dmth 1 rast ne dite. Kur situata paraqitet e tille ne Tirane as nuk mund ta imagjinoj cfare ndodh ne rrethe.

Per kete situate qe vazhdon prej 4 -5 muajsh jane vene ne dijeni strukturat drejtuese te Ministrise se Shendetsise. Papergjegjshmeria e atyre qe drejtojne shendetsine vazhdon, me pasoja te renda per jeten e foshnjave dhe nenave.  Nderkohe Edvin Rama tallet me shqiptaret duke i uruar miremengjes nga mega vila e tij ne Surrel.

d.b/d.c//shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

SPAK e policia operacion në disa qytete, zbulohet arsenal armësh! 6 urdhër arreste

SPAK e policia operacion në disa qytete, zbulohet arsenal armësh! 6 urdhër arreste