Spahiu: Aleanca Kuq e Zi
vjen si një erë ndryshimesh

Spahiu: Aleanca Kuq e Zi<br />vjen si një erë ndryshimesh
I ftuar në emisionin Top Story në televizionin Top Channel, ish-nënkrytari i KLD dhe drejtuesi aktual i Aleancës Kuq e Zi, tha se shndërrimi i Aleancës Kuq e Zi në forcë politike ka ardhur në kohën e duhur.

“E kisha deklaruar se në momentin kur Aleanca Kuq e Zi do të kthehej në parti politike unë do të largohesha nga detyra. Përpara vizitës në Uashington unë dhashë dorëheqjen nga nënkryetar i KLD” u shpreh Spahiu.

Sipas Spahiut, Aleanca Kuq e Zi do sjell një frymë të re ndryshimesh në vend, në një kohë kur dy partitë më të mëdha në vend janë pjellë e komunizmit.

“Aleanca Kuq e Zi vjen si një erë ndryshimesh që kërkon të pastrojë këtë skenë të politikës nga uji i ndotur që fatkeqësisht e ka emrin pluralizëm por është një pluralizëm fiktiv. Kemi lidership të trashëguar nga komunizmi, kemi disa pjella nga Ramiz Alia që kanë marrë rol të majtë dhe të djathtë duke elimininuar gjithë kundërshtarët e tjerë politikë” u shpreh Saphiu.

Spahiu foli edhe për sugjerimin e Berishës, i cili kërkoi që të jepet nënshtetësia shqiptare për ata biznesmen që investojnë 100 mijë euro në vendin tonë.

“Nuk mundet pasaporta dhe shtetësia të shiten. Nuk mund të bëjmë krahasime me vendet e tjera si ai Amerikan që jep “Green Card” për biznesmenët që janë rezident në SHBA dhe sidoqoftë është gjithmonë një leje qëndrimi dhe jo nënshtetësi” tha Spahiu.

Spahiu ka theksuar gjithashtu se “kërkesa për dorëheqjen e tij si nënkryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë nuk është e para nga qeveria 'Berisha'. Në muajin e tretë të mandatit tim pasi shkarkova tre gjyqtarë që i kishin dhënë pafajësinë Mihal Delijorgjit u kërkua shkarkimi im dhe KLD-ja dha përgjigjen kësaj kërkese”.

Ndërsa për sa i përket lidhjes së përfolur gjatë, të presidentit Topi dhe Aleancës Kuq e Zi, Spahiu tha se janë të gjitha shpifje dhe ata që i kanë përhapur këto informacione të rreme duhet të përndiqen penalisht. Sipas Spahiut presidenti Topi nuk ka asnjë lidhje me AK. ah/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane