Spahiu: Berisha të japë llogari
Çfarë pazari bëri me Samaras

Spahiu: Berisha të japë llogari<br />Çfarë pazari bëri me Samaras
TIRANE- Kreu i Aleancës Kuq e Zi u bën apel deputetëve të kërkojnë interpelancë me kryeministrin Berisha për të sqaruar nga ky i fundit se cfarë u tha në takimin e kreut të Partisë greke Demokracia e Re, Antoni Samaras. Takimi u zhvillua në Marsejë gjatë punimeve të Samitit të Partive Popullore Evropiane.

Nëpërmjet një konference për shtyp, Spahiu kërkoi sot të zbardhet takimi i Berishës me Antoni Samaras duke ngritur disa pyetje të cilat kërkojnë përgjigje

“Sot Aleanca KuqeZi ka një apel për Kuvendin e Shqipërisë, apel që kuvendi dhe deputetët e tij të thërrasin në interpelancë kryeministrin e vendit Sali Berisha. Është momenti që kuvendi i Shqipërisë të zbardhë përpara opinionit publik, përpara shqiptarëve detajet e takimit të kreut të ekzekutivit shqiptar me kreun e “Neodemokracia’s së Greqisë Antoni Samaras. Të zbardhen procesverbalet e takimit të kryeminsitrit. Cilat ishin termat e bisedës së kryeministrit me Antoni Samaras? Cfarë pazaresh u zhvilluan në takim? Cfarë iu premtua kryeministrit Berisha nga Antoni Samaras? Cfarë iu dha në këmbim? CIlat janë lidhjet sërbo-boshnjake dhe cilat janë detajet e paktit? Është koha kur shqiptarët duhet të ndërgjegjësohen, ashtu si populli grek zboi klasën e vjetër politike, po kështu ka ardhur koha që shqiptarët të largojnë njëherë e përgjithmonë lidershipin e krokodilit që ka marrë peng Shqipërinë dhe shqiptarët.” 

TAKIMI BERISHA- SAMARAS NE DHJETOR 2011
Pas takimit që u zhvillua më 8 dhjetor 2011, mediat greke përfolën se kryeministri Berisha i ka premtuar kreut të së djathtës greke, Neo Demokracia, zhbllokimin e marrëveshjes detare mes dy shteteve, kur kjo e fundit të vijë në pushtet. Gjithashtu gjatë takimit mësohet se mes Samaras dhe Berishës është diskutuar dhe për cështjen e minoritetit grek. Nga ana e saj zyra e shtypit pranë kryeministrisë nuk deklaroi se mund të jenë bërë bisedë për marrëveshjen detare, apo për minoritetit.

SPAHIU: PS E PD DO MBETEN NE MINORANCE
Një ditë pas publikimit të raportit të komisionit hetimor për shkarkimin e Spahiut, ky i fundit deklaron se komisioni është “amanet i Athinës”.
Spahiu hedh akuza dhe për praninë e mafia serbe në kompanitë e naftës në jug. “Cila është lidhja e mafias serbe me kompanitë e kërkimit të naftës në jug?” ngre pyetjen Spahiu duke e quajtur Berishën se “është peng i sotshëm dhe i të ardhmes”.  Spahiu mbyll fjalën e tij duke deklaruar se ”e majta dhe e djathta do të mbeten në minorancë, në opozitë pikërisht nga ky det i votave kuqezi.”
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

E zezë apo indiane? Trump vë në dyshim identitetin racor të Harris, reagon Shtëpia e Bardhë

E zezë apo indiane? Trump vë në dyshim identitetin racor të Harris, reagon Shtëpia e Bardhë