Spahiu, dha dorëheqjen nga KLD-ja

Ditën që Komisioni hetimor e kishte thirrur për seancë dëgjimore, zv/kryetari i KLD-së deklaroi se jep dorëheqjen e parevokueshme nga ky post. Paralelisht Spahiu ka njoftuar se ka dërguar në Gjykatë Kushtetuese komisionin hetimor, si antiligjor. Megjithatë, mazhoranca, nëpërmjet anëtares së komisionit hetimor Paulina Hoti, ka deklaruar se nuk e pranon dorëheqjen e do të vazhdojë procedurat për shkarkimin e tij. Dorëheqja e Spahiut ka ardhur në 26 shkurt të këtij viti, pas sulmeve të shumta nga maxhoranca e cila e akuzonte zv/kryetarin e KLD se kishte shkelur Kushtetutën dhe abuzuar rëndë me detyrën e tij. Pavarësisht faktit të dhënies së dorëheqjes, po atë ditë komisioni hetimor ka mbyllur hetimin për Kreshnik Spahiun, ku ka paraqitur në kuvend raportin me konkluzjonet përfundimtare. Ndërkohë që pas dorëheqjes së Kreshnik Spahiut kryetari i komisionit, Enkelejd Alibeaj pohoi se do të kallëzojë penalisht Spahiun për "shpërdorim detyre" sepse nuk i ka dorëzuar dokumentacionin e kërkuar komisionit. Një gjë e tillë tashmë është bërë realitet, pasi si rezultat i këtij kallëzimi, njësia hetimore Task-Forcë në prokurorinë e Tiranës ka filluar verifikimet ndaj Kreshnik Spahiut, i cili sipas maxhorancës është denoncuar se ka shpërdoruar fondet fincanciare shtetërore për udhëtime private dhe në shërbim të Lëvizjes Aleanca "Kuq e Zi".

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje