Zëvëndës kryetari i KLD dhe “lideri” i Aleancës Kuq e Zi, Kreshinik Spahiu, ka qenë i ftuar në emision Tonight Ilva Tare i televizionit Ora Neës, ku ka folur gjatë për lëvizjen më të re shqiptare dhe projektet për të ardhmen. Spahiu i është përgjigjur edhe akuzave të kryeministrit Berisha, për shkelje të Kushtetutës.
Si i kosideroni debatet rreth Aleancës Kuq e Zi?Një sërë emisionesh televizive të turpshme, ashtu sikurse ndodh në të këto televizionet tona të kontrolluara. Janë urdhëruar dhe kontrolluar politikisht për të censuruar AK-në. Për këtë kemi fakte dhe dokumente që e dëshmojnë këtë censurë.
Ndërkohë jam shumë kurioz të njihem me akuzat e mazhoarncës, ku në 2012 vetëm në një shtet si Shqipëria mund të ndodhë që Kryeministri, Kuvendi etj kërkojnë të dalin mbi pushtetin e drejtësisë dhe të na shkarkojë ne. Funksioni i nënkryertarit të KLD është politik, nuk jam as kryetar gjykate as gjyqtar, është kështu në Shqipëri, Francë, Spanjë e kudo.
Nuk e mohoni se keni bërë dhe politikë?Ligji nuk e heq të drejtën e debatit, por parashikon rastet kur shkelet ky ligji. Po qe shkelur ligji, le të ma nxjerrin këtë.
Unë nuk distancohem nga Aleanca Kuqe e Zi, rruga e së ardhmes sime besoj është kuq e zi. Ajo cfarë më shqetëson mua është precedenti antidemokratik dhe antikushtetues. Unë dy javë më parë kam deklaruar se nëse ky formacion do të marrë drejtim tjetër unë tërhiqem nga posti i nënkryetarit. Kam përshtypjen se as shkarkimin dhe as largimi nuk e ndryshojnë. Por dorëheqjen nën presion, sikur të mblidhen të gjithë Kreshnik Spahiu nuk e jep.
Kush e financon AK-në?Aleanca kuq e zi ka 1 milionë anëtarë, të gjithë të përfshirë në profesione të ndryshme të gjithë janë vullnetarë. Ka mijëra vetë që duan ta mbështesin dhe me kontribute financiare. Të gjithë ne jemi të gatshëm të ndajmë kontributin, energjinë, për aleancën, sepse po u kthejmë fytyrën shqiptarëve.
Kush është numri një, dy apo tre i lëvizjes?Nuk ka, është një milion, nuk ka as ministër as kryeministër, as isha, nuk është as e socialistëve apo demokratëve të inatosur, pranon njerëz pa dallim krahine e ideje, është e të gjithëve, demokratë e socialistë, ateistë apo besimtar, është një lëvizje popullore.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.6%
-
Jo
39.4%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 4501
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Resorti nga Kushner në Sazan/ Muça: Imazh në interes të Shqipërisë! Nga Ballkani, vetëm Rama do jetë në ceremoninë e betimit të Trump
15 Janar, 22:42
-
Polonia akuzon Rusinë se po planifikon akte terroriste kundër linjave ajrore në mbarë botën
15 Janar, 22:35
-
Vota e diasporës/ Kthupi në Repolitix: Mos prisni të bëjë ndryshime radikale, partitë e mëdha nuk e duan
15 Janar, 22:11
-
Muça: Ju iku Braimllari te PS! Basha i PL: Kush shkon te Rama përfundon në burg
15 Janar, 22:10
-
Kosova gjatë 'Trump', Çollaku: Pres zgjidhje të konfliktit Prishtinë-Beograd! Krisafi: Ai mund të hedhë në erë sistemin ndërkombëtar! Arapi: Do rikërkojë shkëmbim territoresh
15 Janar, 22:10
-
Zgjedhjet/ Daci në Repolitix: PS më e favorizuara nga vota e diasporës! Basha: Do votojnë kundër pushtetit! Muça: Do jetë pjesëmarrje qesharake
15 Janar, 22:04
-
Spanjë/ Kapet gomonia me sasi të madhe kokaine, arrestohen 7 shqiptarë
15 Janar, 21:46
-
NJË NGA NE/ Artizania fierake rikthen veshjen myzeqare: Duhet mbrojtur nga UNESCO
15 Janar, 21:27
-
Kupa e Shqipërisë/ Përcaktohen tetë ekipet çerekfinaliste, ndahen vazot për shortin
15 Janar, 21:19
-
Kuvendi Rinor i Tiranës, Veliaj: Nuk ka forcë në botë që më ndalon, të bëj fushatën më të fuqishme për fitoren e PS dhe Edi Ramës
15 Janar, 20:57
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjipt-SHBA për monitorimin e armëpushimit
15 Janar, 20:46
-
21 janari/ Veliaj: Në mes të Bulevardit vriteshin njerëz me plumba në mish se ishin socialistë
15 Janar, 20:45