Spahiu: Gara brenda PS do të
dëmtonte socialistët në elektorat

Spahiu: Gara brenda PS do të<br />dëmtonte socialistët në elektorat
Klodiana Spahiu është e idesë se një garë për kryetarin e partisë, siç kërkon fraksioni i kryesuar nga Ben Blushi, do të dëmtonte socialistët në elektorat.
Në një intervistë për Report Tv, deputetja e PS-së i referohet vendimeve të asamblesë së korrikut, kur thotë se gara kryesimin e partisë më të madhe në vend, nuk është një opsion në lojë.

“Përderisa bazohet një kongres në Asamblenë e mëparshme, nuk ka arsye pse të ketë garë. Nëse do të ketë një asamble të re, nëse do të ketë ndryshime në statut, atëherë është diçka tjetër. Nuk mendoj se një garë në këto kushte , do të ishte në favor të forcës sonë politike për të forcuar Partinë Socialiste. Mendoj që sido qoftë një lloj gare në kushte të tilla, e ka influencën tek elektorati dhe gjëja që ne duhet të na motivojë në çdo moment tani është puna e vazhdueshme për të krijuar besimin tek elektorati që forca e majtë është ajo që duhet të drejtojë këtë vend për të realizuar reformat që kemi marrë përsipër,” tha Spahiu.

Por sa e ka dëmtuar PS-në konflikti mes Blushit dhe Ramës?

“Mund të ndikojë negativisht në elektorat nëse ky debat vazhdon akoma në këtë linjë. Ne duhet të japim kontributin tonë për të bërë ndryshimet e duhura në statut, në mënyrë që kjo parti të jetë sa më jetëgjatë në pushtet,” shprehet ajo.

Të shtunën , 12 socialistë , ndër to dhe Ben Blushi i janë drejtuar me një letër Komisionit të Garancive Statutore në PS, duke kërkuar respektimin e dokumentit bazë të kësaj force politike.

Letra është firmosur nga deputetet Mimoza Hafizi, Arta Dade, Namik Kopliku por edhe nga figura te njohura si Rexhep Mejdani apo ish-deputeti Marko Bello.

Redaksia Online
(u.s/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mbi 9 mijë gjoba për një javë, Rrugorja bën bilancin: 22 shoferë të arrestuar

Mbi 9 mijë gjoba për një javë, Rrugorja bën bilancin: 22 shoferë të arrestuar