Spahiu ironizon PD: Demokratët nuk heqin dot Bashën, jo më Ramën

Spahiu ironizon PD: Demokratët nuk heqin dot Bashën, jo më Ramën

Juristi Kreshnik Spahiu

Juristi Kreshnik Spahiu ka ironizuar zhvillimet e fundit politike në vend dhe “luftën” brenda Partisë Demokratike pas humbjes në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Duke u nisur nga zërat brenda Partisë Demokratike dhe kërkesat për shkarkimin e kryedemokratin Basha si kryetar partie, Saphiu përmes një postim në rrjetin e tij social Facebook shkruan se demokratët nuk mund të heqin dot Bashën dhe jo më kryeministrin Rama.

“Demokratët nuk heqin dot Bashën, jo më Ramën...”, shkruan Saphiu.

Pas shpalljes së fitores së Partisë Socialiste, e cila siguroi 74 mandate në zgjedhjet parlamentare, brenda Partisë Demokratike ka nisur një “luftë” me dy kampe të ndara, ku një pjesë mbështesin kryetarin Basha dhe një pjesë kërkojnë shkarkimin e tij, duke e konsideruar fajtor për humbjen.

Lidhur me zërat që kërkojnë kryetarin Lulzim Basha të dorëhiqet nga drejtimi i Partisë Demokratike, ai për Report Tv, u shpreh se “Beteja do të vazhdojë deri në fitore”.

Partia Demokratike në zgjedhjet e 25 prillit ka arritur të sigurojë 59 mandate nga 46 që kishte në 2017.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Silva: 04/05/2021 13:36

    E fortë fare!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Ergys Mërtiri: Ç'na tregoi më 23 Nëntor Altin Dumani?

Ergys Mërtiri: Ç'na tregoi më 23 Nëntor Altin Dumani?