Spahiu: Largohem nga KLD, e
ardhmja ime aleanca Kuqezi
Topi: Respektoj aktin e Spahiut
Alibeaj i ben kallzim penal
Topalli: AK e drejton një sharlatan

Spahiu: Largohem nga KLD, e<br />ardhmja ime aleanca Kuqezi<br />Topi: Respektoj aktin e Spahiut<br />Alibeaj i ben kallzim penal<br />Topalli: AK e drejton një sharlatan
Kreshnik Spahiu jep dorëheqjen e parevokueshme nga posti nënkryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë për të vazhduar udhëheqjen e lëvizjes Aleanca Kuq e Zi. Deklarata është bërë rreth orës 09: 40  minuta në një prononcim për shtyp nga KLD

“Karriget janë të përkohshme, kauzat e përjetshme. Punë të mbarë atyrë që më mbështën përballë agresionit dhe udhë të mbarë në këtë rrugë të gjatë” deklaroi Spahiu.

Dorëheqja e parevokueshme i është paraqitur presidentit të Republikës Bamir Topi. Spahiu do ti drejtohet gjithashtu edhe Gjykatës Kushtetuese "për të zgjidhur mosmarrëveshjen mes pushtetit legjislativ dhe pushtetit gjjyqësor, të iniciuar me kërkesën për shkarkimin e Zëvendëskryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, duke marrë dhe pushtuar Kuvendi kompetencat ligjore të vetë Këshillit të Lartë të Drejtësisë”- deklaroi Spahiu.

DEKLARATA E KRESHNIK SPAHIUT
Pas 3 vite e gjysëm përpjekjesh të qeverisë për të më shkarkuar, e cila e ka fillesën më korrik 2008 ku ish-ministri i Drejtësisë së qeverisë Berisha i kërkoi Këshillit të Lartë të Drejtësisë verifikimin e mandatin tim, e deri më sot ku politikisht kërkohet rrëmbimi i këtij funksoni dhe ku është përfshir edhe një pjesë e Kuvendit, vendosa ti drejtohem Gjykatës Kushtetuese për të zgjidhur mosmarrëveshjen mes pushtetit legjislativ dhe pushtetit gjjyqësor, të iniciuar me kërkesën për shkarkimin e Zëvendëskryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, duke marrë dhe pushtuar Kuvendi kompetencat ligjore të vetë Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Për t’i hapur rrugë një vendimi kushtetues dhe të paanshëm nga kolegët e mi në Gjykatën Kushtetuese, që është arbitri dhe autoriteti kushtetues, vendosa të largohem nga detyra ime edhe për faktin se kjo nuk është luftë personale por institucionale
Deklaroj se edhe diten kur Gjykata Kushtetuese të vendosë pranimin e kërkesës dhe paligjshmërinë e komisionit inkuizitor antikushtetues unë nuk do të pranoj të rikthehem më në këtë detyrë dhe për këtë arsye po i paraqes Presidentit të Republikës së Shqipërisë dorëheqjen e parevokueshme nga funksioni i anëtarit dhe Zëvendëskryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Për shumë deputet dhe ministra lënia apo largimi nga karrikja është fundi i botës dhe pushtetit të tyre sepse ata urrehen nga publiku dhe kapen fort pas karrikes, makinës, truprojave, privilegjeve duke diktuar pushtet, për ne largimi nga karrikja nuk është as fundi dhe as vazhdimi por fillimi i provës me autoritetin dhe pushtetin që të dhuron publiku. Ata kanë frikë nga rruga, qyteti, realiteti dhe njerzit që i rrethojnë, për ne është fillimi i një maratone sepse karriket janë të përkohshme ashtu si dhe jeta e vet njeriut, ndërsa kauzat nuk vdesin.
Më lëjoni tju them punë të mbarë atyre që po lë, me mirnjohjen që më mbështetën 4 vjet nën presionin e qeverisë dhe ndërkohë për ata që më presin tju them rrugë të mbarë në udhën e gjatë që po nisim".

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024