Spahiu letër Kuvendit: Dua të
flas, Topalli: S'të lë rregullorja

Spahiu letër Kuvendit: Dua të<br />flas, Topalli: S'të lë rregullorja
TIRANE- Nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë i ka dërguar sot një letër kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli ku i kërkon të mbajë fjalën e tij para deputetëve të cilët diskutojnë sot për ngritjen e komisionit hetimor mbi veprimtarinë e tij në KLD. Topalli përgjigjet negativisht.

KËRKESA E PLOTË E SPAHIUT
Kërkesa e parashtuar nga Zëvendëskryetari I Këshillit të Lartë të Drejtësisë me numër protokolli: 105 datë 26 Janar 2012, (shihni dokumentin bashkelidhur),i kërkon publikisht dhe institucionalisht Kryetares së Parlamentit Zj.Jozefina Topalli mundësinë dhe të drejtën e fjalës në seancën plenare, në momentin ku rendi I ditës të nisë procedurat për ngritjen e komisionit hetimor për shkarkimin e tij, në mënyrë që të garantohet parimi për një proces të rregullt ligjor dhe mbi të gjitha të drejtë, parim ky I shkelur nga Komisioni I Ligjeve.
Në kërkesën e tij drejtuar Kuvendit të Shqipërisë, Zëvendëskryetari I Këshillit të Lartë të Drejtësisë Z.Kreshnik Spahiu përmes rrugëve institucionale, duke zbatuar të drejtat kushtetuese dhe ligjore për tu dëgjuar dhe mbrojtur, duke qenë se në komisionin parlamentar të ligjeve kjo e drejtë iu mohua, ka marrë përgjigje negative me shkrim (shih dokumentin nr:2 bashkëlidhur në këtë e-mail), nga Sekretari I Përgjithshwm I Kuvendit Marlind Myftiu, I cili I ka sugjeruar Zëvendëskryetarit të Këshilit të Lartë të Drejtësisë të lexojë rregulloren e Kuvendit, pa referuar asnjë pike apo nen të saj, sipas të cilës ai nuk mund të flasë në Seancë Plenare.
Lidhur me këtë vendim të Kuvendit të Shqipërisë, Zëvendëskryetari I Këshillit të Lartë të Drejtësisë denoncon sërish vendimin për të mos lejuar atë të flasë dhe të vetëmbrohet për akuzat e ngritura ndaj tij, dhe mbi të gjitha mbi sulmin që po I kryhet një institucioni Kushtetues si Këshilli I Lartë I Drejtësisë, të cilit Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë I ka garantuar autonomi të plotë vendimarrje, si rrjedhojw e pavarësisë së pushtetit gjyqësor, për të cilin Kuvendi I Shqipërisë, 33 deputët e mazhorancës po tregojnë mungesë respekti duke shkelur Kushtetutën në mënyrë flagrante.

TOPALLI REFUZON KËRKESËN
 Kryetarja e Kuvendit ka refuzuar kërkesën. Sipas shkresë zyrtare që mban firmën e sekretarit të përgjithshëm të Kuvendit, Marlind Myftiu, Spahiu nuk mund të flasë në seancë pasi këtë gjë nuk e lejon rregullorja e Kuvendit.

(sg/aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, bllokohet qarkullimi i mjeteve! 8 km radhë nga Maminasi deri pranë mbikalimit të Kasharit

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, bllokohet qarkullimi i mjeteve! 8 km radhë nga Maminasi deri pranë mbikalimit të Kasharit