Spahiu: Nuk më sfidon dot
lidershipi i krokodilit

Spahiu: Nuk më sfidon dot<br />lidershipi i krokodilit
TIRANË - Kryetari i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu reagoi sot për votimin në Kuvend për ngritjen e komisionit që do të hetojë veprimtarinë e tij.
Gjatë fjalës në takimin me të rinjtë Kuz e Zi, Spahiu tha ky votim provoi publikisht aleancën e Partisë Demokratike me Vangjel Dulen dhe me Athinën.
“Gjunjëzimi përballë Athinës nuk mund të na detyrojë që 73 vota të cënojnë sovranitetin e shtetit shqipëtarë, 73 vota nuk mund të dhunojnë integritetin territorial, 73 vota nuk mud të poshtrojnë dinjitetin, pavarësinë , personalitetin njerëzor të cdo shqiptare vetëm e vetëm se dikush dëshiron të mbuloj diellin me shosh dhe tu mbyll gojën shqiptarëve për disa të vërteta cnjerëzore dhe të hidhura për Shqipërinë”, tha Spahiu.

Sipas tij votat me Athinën u bashkuan tre herë: një herë për kufirin ujor, herën e dytë për kombësinë dhe herën e tretë për shkarkimin e nënkryetarit të KLD-së.
Në mungesën e demokracisë, vijoi ai, nacionalizmi është një kërcënim dhe pa nacionalizëm demokracia është në rrezik. “Makineria e ndryshkur e politikës shqiptare dhe lidershipi i krokodilit nuk mund të sfidojnë Aleancën Kuq e Zit ë cilën nuk e sfiduan dot perandorët, sulltanët, carët, krajlët e vorioepiriotët.Aleanca Kuq e Zi qëndron mes Skënderbeut dhe Ismail Qemalit, at Fishtës e Fan Nolit, Luigj Gurakuqit e Hasan Prishtinës, Ibrahim Rugovës dhe Adem Jasharit si një urë mes brezash që u flijuan për liri dhe komb”, deklaroi Kreshnik Spahiu.

(aq/shqiptarja.

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Si ndikon veza për kolesterolin, diabetin dhe shëndetin e zemrës

Si ndikon veza për kolesterolin, diabetin dhe shëndetin e zemrës